Mungesa e mbështetjes për bujqësin dhe vështirësit e shumta, kanë bërë që shumë të rinj të largohen nga vendi ndërsa baborët e mbetur mezi e mbyllin muajin. Kjo është ajo çka u evidentua gjatë takimit që Basha zhvilloi me banorët e këtij fshati të Krujës

“Qytetarë të varfër, korrupsion i lartë. Ky është realiteti sot”, – tha kreu i PD.

“Me këtë qeverisje vendi po rrëshqet çdo ditë e më shumë në ekonominë e centralizuar të oligarkëve dhe koncesioneve, duke shpartalluar çdo ditë e më shumë lirinë ekonomike dhe ekonominë e tregut.”

Sipas Bashës, vendimi i Brukselit për pezullimin e granteve për bujqësinë të programit IPARD, tregon babëzinë e kësaj qeverie, që abuzon edhe me fondet e BE.

“Fundi i pandëshkueshmërisë së korrupsionit në nivelet e larta, është fillimi i fundit të tranzicionit dhe ndryshimi i vërtetë që shqiptarët presin.

SPAK nuk duhet të ndalet, por duhet t’i shkojë deri në fund hetimit për dosjet e korrupsionit, që prej vitesh janë në zyrat e saj. Është i domosdoshëm miratimi i një pakete ligjore kundër krimit dhe korrupsionit qeveritar, duke i hequr çdo pengesë dhe dhënë mbështetje të pakushtëzuar SPAK, si për dënimin e korrupsionit edhe për sekuestrimin e pasurive që vijnë nga këto afera”, – u shpreh Basha gjatë bisedës me fermerët e fshatit Gramëz.