Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka uruar nxënësit dhe mësuesit që nisin sot vitin e ri shkollor.

Me anë të një postimi në Facebook, Basha ka uruar edhe prindërit shqiptarë për sakrificën që bëjnë për të ardhmen e fëmijëve të tyre dhe dashurinë për dijen.

Postimi i plotë:

Ju uroj nga zemra mbarësi të gjithë nxënësve dhe mësuesve që nisin sot vitin e ri shkollor. Urime për prindërit shqiptarë, që me punë e sakrifica ushqejnë ëndrrat për të ardhmen e fëmijëve të tyre dhe dashurinë për dijen.