Deputetja e PD, Oriola Pampuri ka reaguar pas propozimit të Arif Rexhmatit si kandidat i të dhathtës për Bashkinë e Kukësit, në zgjedhjet e pjesëshme që so të mbahen më 24 shtator.

Në një postim në facebook, Pampuri shprehet se pa votat e demokratëve ndër vite askush s’do kishte pushtetin dhe karrigen që ka patur.

Më tej ajo thotë se thirrja e demokratëve të Kukësit është për fitore, dhe fitorja arrihet vetëm të bashkuar.

Reagimi i plotë:

Një e vërtetë e madhe dhe një mesazh i qartë i Z. Arif Rexhmati.

Koha vërtetoi dështimin e cdo tentative përçarëse, për të ç’bërë Partinë më të madhe opozitare ndër vite të mbështetur nga aleatët tanë strategjikë SHBA, BE dhe UK.

Ka një Parti Demokratike që qëndroi në këmbë nga votat e shqiptarëve ndër vite, duke besuar në seriozitetin dhe angazhimin real të gjithkujt të përfshirë në të, me detyra të rëndësishme ndër vite. Askush nuk mund ta besonte që interesat personalë do të çonin në linçime, përçarje, për këdo që mendon ndryshe, dhe tek e fundit të gjithë ata që mbajtën një qëndrim në krah të Partisë Demokratike zyrtare, prej fillimit të kësaj beteje mes vedit, bënë gjënë më njerëzore i qëndruan parimeve dhe bindjeve në partinë që prej 30 vitesh votojnë brez pas brezi.

Pa votat e demokratëve ndër vite askush s’do kishte pushtetin dhe karrigen që ka patur. Ndaj është detyrim për çdo demokrat që të respektojë partinë që gjyshërit, prindërit tanë, ne votuam, si simbol i luftës kundër komunizmit, për ekonominë e tregut tregut, fjalën dhe votën e lirë, si simbol i parimeve të djathta, dhe askush për asnjë arsye nuk mund të na detyrojë të votojmë nën strehën e një partie që nuk ka lidhje me këto parime. Thirrja e demokratëve të Kukësit është për fitore, dhe fitorja arrihet vetëm të bashkuar. Mos lejojmë më askënd të luajë me demokratët e ndershëm.

Le t’i lëmë retorikat boshe, ku nën strehën e bashkimit u tentua që demokratët t’i drejtoheshin një sigle tjetër pa lidhje me të djathtën, frytet e të cilave u panë më 14 Maj. Nuk jemi në garë për vend të dytë apo tretë, por në betejë me të keqen. Dhe mbi të keqen fitojmë të bashkuar me një kandidat, nën Partinë Demokratike.