Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka reaguar në lidhje me arrestimet e SPAK për koncesionin e sterilizimit.

Sula shprehet se vizioni kësaj qeverie ka qenë zhvatja e taksave të qytetarëve për punë që nuk bëhen asnjëherë.

Postimi i plotë:

Vizioni i kësaj qeverie, që në startin e saj ka qenë zhvatja e taksave të qytetarëve për punë që nuk bëhen asnjëherë. Por babëzia ka qenë aq e madhe saqë nuk kanë kursyer as shëndetësinë sektorët më jetikë.

Arroganca e madhe ia ka pas mbyllur sytë dhe kanë harruar se një ditë do të kishte drejtësi dhe do vendoseshin para përgjegjësisë.

Puna e SPAK duke goditur dosje të ashtë quajtuara ‘me imunitet’ meriton përgëzime dhe si ish-prokuror i inkurajojë që të veprojnë me barazi për të gjithë pavarësisht sa lartë, sa pushtet ka personi i cili nuk ka zbatuar ligjin.

– Rasti i Koncesionit të Sterilizimit, ashtu si edhe inceneratorët pasqyrojnë frymën e të vepruarit të kësaj qeverie dhe japin indicje për filtrimin e çdo koncesioni të dhënë. I bindur se me të njëjtin ritëm që po vazhdohet, kjo mazhorancë do jetë me dy qeveri dhe dy grupe parlamentare, një në parlament dhe një prapa hekurave.