Kryetari i grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar ne lidhje me kerkesën e SPAK të dërguar në Kuvend ku kërkohet arrestimi i ish-zëvendës kryeministrit, Arben Ahmetaj. Bardhi shorehet se kërkesa është një veprim i drejt, por e vonuar dhe e paplotë.

Reagimi i plotë:

Kërkesa për të çuar Arben Ahmetaj para drejtësisë për aferën korruptive të incineratorëve është një veprim i drejtë, por i vonuar dhe i paplotë. SPAK duhet t’i shkojë deri në fund kësaj afere, duke bërë një hetim të plotë dhe të gjithëanshëm deri tek kreu i aferës korruptive, Edi Rama. Së bashku, ata kanë kryer disa nga veprat më monstruoze të korrupsionit qeveritar në 3 dekadat e fundit.

I kërkoj kryetares së Kuvendit të mbledhë pa vonesë sot Këshillin e Mandatave. SPAK-ut i duhet dhënë menjëherë akses për kontrollin personal dhe të banesës së ish zëvendëskryeministrit.