Problemet e qytetarëve shkodran lidhen me ato të çdo shqiptari, por veçojnë në braktisjen vullnetare që kjo qeveri i bën në mënyrë të veçantë qytetit.

Studentja e arkitekturës Izmita Ulqinaku denoncoi pikërisht mungesën e investimeve dhe fondeve për qytetin, diskriminim i politikës qëndrore që shkakton degradimin e infrastrukturës dhe jetesës së qytetarëve shkodran.

Studentët përballen me një tjetër lloj diskriminimi, atë të gjeneruar nga ligji i ri i arsimit të lartë që i mohoi studentëve të mirë të drejtën e shkollimit në institucione publike. Rinia është edhe më e goditura nga qeverisja e “Rilindjes” këto katër vite, pasi edhe ata të rinj të cilët përfundojnë studimet e larta nuk gjejnë punë në vendin ku 6 nga 19 të rinj janë të papunë. Ndaj në 13 maj çdo i ri duhet të bërtasë më fort se kurrë për të drejtat e tyre dhe të ardhmen e të gjithëve ne – tha Kunora Lohja.

Qytetarët kujtuan fushatën elektorale të Edi Ramës i cili në 2013-ën dilte në rrugët e qytetit të Shkodrës për të parë listat e borxheve të qytearëve në marketed he dyqane të vegjël për të ilustruar varfërinë e popullit shqiptar. Pronar i një prej këtyre dyqaneve është Behar Lezha i cili dëshmon se sot ato lista janë shtuar, borxhet që marrin qytetarët janë rritur dhe sasia e konsumit ka rënë.

Situata e drogës shqetëson shqiptarët për dëmin ekonomik, social dhe ndërkombëtar që i sjell vendit edhe përmes përçimit të imazhit të një sigurie dhe rendi të cënuar.

Ardi Zaja dha shembullin më të mirë se si ky fenomen dëmton edhe imazhin ndërkombëtar të Shqipërisë, për të cilin kryemnistri thotë se fajtore është opozita e cila baltos pa arsye vendin e saj. Me profesion udhërrëfyes turistik, Zaja tregoi për nëj bashkëpunim me televizionin BBC, për një dokumentar kushtuar zonave të veriut të Shqipërisë dhe rolit të gruas dhe burrneshave në shoqëri.

“Punova dhe takova njerëz që të përgatiteshim për kur grupi i punës së BBC të vinte në Shqipëri, në tetor apo në nëntor. Por në një moment u bllokua ç’do gjë dhe ne nuk e kuptuam pse. Një ditë më pyetën si është siguria në Shqipëri? Paçka fjalëve të mia të bukura, ata më dërguan një email me disa linqe të ndryshme të televizioneve, gazetave në botë, ku tregohej një kanabizim total i Shqipërisë, edhe në zona të caktuara të Dukagjinit, Malsisë së Madhe edhe territorit ku grupi planifikonte xhirimet. Ndaj më thane se nëse flitet kaq shumë për një shkelje të madhe, çfarë sigurie kanë ata për të ardhur dhe për të xhiruar një dokumentar? Ata nuk erdhën. Dokumentari nuk u bë.”
Afrim Cufaj, Zaim Kezi dhe Esmeralda i bënë thirrje çdo qytetari të protestojnë më 13 maj në mënyrë që parlamenti i ardhshëm të mos jetë më vetëm i kryeministrit, por të jetë një parlament që do të përfaqësojë nevojat dhe interesat e qytetarëve.

Lulzim Basha tha se niveli i demokracisë matet me sa pushtet i jep qeveria opozitës për të kontrolluar politikat e saj. Në katër vite qeverisje të Edi Ramës, opozita nuk ka arritur dot përmes këtyre instrumentave ligjore, as aq sa qytetarët i zhvatën për 82 ditë protest. Ky është tregues i zhvlerësimit që Rama i bën institucioneve dhe frikës që ka vetëm ndaj bashkimit të madh të qytetarëve.

“Për tre vite e gjysëm ne bëmë betejë në Parlament, studio televizive, konferenca për shtyp, vizitë pas vizite, dhe e vërteta e Shqipërisë dhe shqiptarëve të zhytur në dëshpërim,drogë, krimi të organizuar e të ngritur në pushtet, nuk depërtoi dot aq sa shqiptarët u ngritën dhe u bashkuan në këtë lëvizje madhështore, qytetare, kombëtare dhe demokratike.

Të vetmit që ia dolën t‘i tregojnë miqve tanë në Bruksel, Berlin, Uashington dhe anembanë botës perëndimore të vërtetën e Shqipërisë ishin qytetarët shqiptarë, ishte kjo lëvizje popullore. Ndaj sot Europa mbarë e njeh problemin e madh të drogës, krimit dhe korrupsionit qeveritar në Tiranë.”

Mundësia që kjo krizë të marri zgjidhje politike përmes dialogut, është më e mira për Lulzim bashën, por më e largëta sipas të gjith gjasave, duke parrë parasysh dy takimet shterpë në Presidencë.

“Data e parë më e rëndësishme në këtë kalendar është data 13 maj, ora 12:00 në mes të Tiranës ku së bashku me njerëz të thjeshtë, të papunë, të rinj, maturantë, studentë, gra dhe vajza, profesorëve dhe akademikëve, sportistë dhe artistë, sipërmarrësve dhe sindikalistë, të gjithë do të jemi bashkë me një zë të vetëm.

Ditën e shtunë së bashku do të shpallim nga ky shesh falimentimin e republikës së vjetër dhe themelimin e Republikës së Re. Paqësorë dhe demokratik, bashkimi ynë do të jetë akti i rrëzimit formal të republikës së vjetër.”