Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë prezantimit të Programit me moton “Shqipëria Meriton më Shumë”, shpalosi disa nga reformat e thella që do të marrë PD pas ardhjes në pushtet. Basha premton reforma gjithëpërfshirëse për të adresuar problemet ekonomike, korrupsionin dhe emigracionin e të rinjve. Kreu i PD bëri thirrje për një ndryshim total për t’i dhënë fund ‘qeverisë më të korruptuar’ në historinë e tranzicionit shqiptar.

Sipas tij, PD do të luftojë korrupsionin dhe varfërinë ekonomike që ka ardhur nën qeverisjen e Ramës. Ai premtoi taksën e sheshtë prej 9% për të stimuluar rritjen ekonomike, reformë në sistemin arsimor me programe ditore ku përfshihet ushqimi, mbylljen e procesit të pronave dhe kthimin e saj 100% tek i zoti. Më tej Zoti Basha përmendi mbështetjen e fermerëve me 100 mln euro subvencione çdo vit dhe 50 mln euro zhvillim infrastrukture për fermat dhe zhvillimin rural.

Një tjetër zotim është edhe përmbyllja e dëmshpërblimeve material për të përndjekurit politik dhe familjarët e tyre, si dhe brenda 4 viteve të para të qeverisjes do të mundësohet heqja e vizave me SHBA.

 

 

 

FJALA E PLOTË E KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA, NË PREZANTIMIN E PROGRAMIT SHQIPËRIA MERITON MË SHUMË

 

 

Mirë se keni ardhur zonja dhe zotërinj, vëllezër dhe motra, demokrate dhe demokratë, anëtarë të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, e deklaroj të hapur Kuvendin tonë programor. E di që nuk ka qenë e leht për shumë prej jush të vinit këtu në orarin e duhur, sepse si gjithçka tjetër edhe transporti, edhe parkimi, edhe 1100 derte të tjera për të lëvizuar brenda Tiranës apo nga jashtë Tiranës për në qendër të Tiranës, janë bërë një ferr i vërtetë. Njësjoj si transportin dhe trafikun e ka pushtuar ngecja në vend, orët e gjata, ndalimi. Kështu i ka ndaluar ora shqiptarëve dhe Shqipërisë në 11 vite të qeverisjes më të korruptuar të këtyre 34 viteve.

 

Gjithësecili prej jush, anëtarë të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, jeni nisur nga qytetet, nga fshatrat tuaj, nga shtëpitë tuaja, në këtë Kuvend programor, të vetëdijshëm se Partia demokratike e Shqipërisë është e vetmja forcë politike që organizon një Kuvend të mirëfillt programor. Sepse ne jetojmë jo thjesht me hallet e demokratëve, pro me hallet e qytetarëve, jetojmë me shqetësimet e tyre, me brengat e tyre. Jeni nisur nga shtëpitë tuaja në këtë sallë të mbushur plotë e përplotë me ju bartës të vullnetit të Partisë Demokratike, përfaqësues të vullnetit të shumicës së qytetarëve shqiptarë.

 

Jo vetëm për të ndarë me njëri tjetrin analizëne  hollësishme të halleve dhe shqetësimeve të problemeve të bëra kapicë në këtë vend. Sepse siç e dini ju, siç e dimë të gjithë ne këto halle dhe problem, këto shqetësime janë shkruar më mirë se kudo tjetër në lëkurë të shqiptarëve. Janë shkruar në bilancet e pamundura e familjeve shqiptare, këto halle dhe probleme nuk kanë ardhur vetvetiu. Shqipëria nuk është zbrazur vetvetiu, çmimet e mallrave ushqimorë dhe kostoja e jetës nuk u rrit vetvetiu, të rinjtë shqiptarë, vëllezërit dhe motrat tuaja o të rinj demokratë anëtarë të Kuvendit që jeni këtu të pranishëm dhe që u përshëndesnga zemra për praninë tuaj, për rolin tuaj, për vullnetin tuaj, për vendosmërinë tuaj. Të gjitha këto kanë ardhur sepse vendi keqqeveriset në mënyrën më të papërgjegjshme. Një qeveri e zhytur në afera korruptive, një qeveri e kapur në flagrancë nga shqiptarët, nga partnerët, nga drejtësia. Korrupsioni i kësaj qeverie është vet arsyeja e ekzistencës së organeve të reformuara të drejtësisë të cilëve ju rikonfirmojmë nga kjo sallë mbështetjen pa kushte të Partisë Demokratike për të çuar para gjyqit dhe prapa hekurave qeveritarët e korruptuar.

 

Por ne këtu jemi mbledhur për më shumë se kaq, denoncimet janë të domosdoshme dhe ato nuk do të shterojnë. Por indinjata dhe britmat e indinjatës nuk mjaftojnë. Shqiptarët presin zgjidhje, shqiptarët meritojnë zgjidhje dhe ne jemi sot këtu për t’i shpalosur këto zgjidhje para shqiptarëve. Një Shqipëri e plakur nga emigracioni, një Shqipëri e mpakur nga varfëria. Familje shqiptarë që lëngojnë nën zgjedhën e përditshme e çmimeve të larta e të kostos së jetesës. Rini e pasigurt për të nesërmen, papunësi kronike. Të gjitha këto janë produktet e vetme të shportës së Edi Ramës. Eksporti më i mad hi Edi Ramës janë shqiptarët, rinia shqiptare. Ndaj, Partia Demokratike e Shqipërisë si e vetmja forcë politike që është në kontakt me hallet e qytetarëve, vjen sot me një përfaqësim të plotë të ekipit më të mirë, të ekspertëve, të profesionistëve, të përfaqësuesve politikt të cilët për më shumë se një vit në bashkëpunim me ekspertët e aleatëve tanë strategjik, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tek Gjermania me ekipet më të mira të shfrytëzuara nga organiztatat me reputacion si OECD, FMN, Banka Botërore, Bashkimi Europian, Departamenti i Shtetit për të ndihmuar dhe reformuar vendin me nevoja të ngjashme si Shqipëria, ju paraqesim sot shqiptarëve programin e Partisë Demokratike: Shqipëria Meriton më Shumë.

 

Për një vit me rradhë duke tatuar pulsin e shoqërisë, duke prekur hallet aty ku burojnë, duke qëndruar afër shqiptarëve, duke i njohur të gjithë ata me programin tonë, duke mbledhur nga çdo cep i vendit, nga çdo grup shoqëror, nga çdo shtresë dhe grup interesi problematikat më të mprehta të shumëfishuara gjatë kësaj qeverisjeje. Ne kemi bërë të mundur të vijmë sot me këtë program, fryt i një pune të gjatë e të kujdesshme të qindra ekspertëve që sot përfaqësohet nga këto 10 tavolina mbi 100 ekspertë të Partisë Demokratike dhe jo të Partisë Demokratike por pranë Partisë Demokratike. Sot nisim një udhëtim zonja dhe zotërinj të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike.

 

Sot nisim një udhëtim disamujor. ‘Shpalosja e alternativës tonë, shpalosja e programit tonë sot nuk është fundi, por pikënisja e këtij udhëtimi. Që të hënën Partia Demokratike do të angazhohet në një dialog të përditshëm e të përjavshëm me familjet shqiptare, për familjet shqiptare, me prindërit shqiptarë dhe të rinjtë shqiptarë, me pensionistët shqiptarë dhe fermerët shqiptarë, me sipërmarrjen shqiptare dhe profesionistët e lirë, me të përndjekurit dhe pronarët e shpronësuar nga regjimi komunist. Me akademinë, pedagogët, me punonjësit e shëndetësisë, me të gjitha grupet shoqërore, PD me një kulturë të re politike, fryt i dy viteve të shkollës që po lëmë pas, i çlirimit dhe emancipimit të plotë të Partisë Demokratike dhe i qëndrimit të saj me të dyja këmbët në tabanin tonë të kulturës politike perëndimore, euro-atlantike, europiane dhe amerikane. Nuk i zëmë pusi votuesve, nuk i zëmë pusi qytetarëve me propozime që nxirren tak fak në çastin e fundit 2 ditë apo një javë para zgjedhjeve. Jo! Shqiptarët meritojnë ndryshe, shqiptarët meritojnë dinjitet, shqiptarët meritojnë respekt, shqiptarët meritojnë të debatojnë secilin prej propozimeve të forcës politike që mëton të udhëheq vendin dhe të marrë fatet e tyre dhe të familjeve të tyre në dorë, shqiptarët meritojnë më shumë dhe me Partinë Demokratike kjo nis që sot.

 

Nis që sot kun ë transparencë të plotë ne do të shpalosim të gjitha propozimet tona dhe do t’i debatojmë ato me shtresat dhe grupet e interesit, me nevojtarët e propozimeve tona, me viktimat e shumta të korrupsionit 11 vjeçar të Edi Ramës dhe të qeverisë së tij, me skeptikët, madje edhe me kundërshtarët politik, sot nga kjo platformë e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike i bëj ftesën dhe i hedh dorashkën çddo kundërshtari politik të debatojë me ne, propozimet tona, zgjidhjet tona për Shqipërinë që meriton më shumë. Por ne e dimë fare mirë që në çdo debat ata do t’i nxjerrin jo me këpucë të kuqe, por pa këpucë fare. Ndaj le të nisim sot shpalosjen e platformës. Le të vazhdojmë në javët, ditët dhe muajt e ardhshëm debatin e vërtetë me qytetarët shqiptarë për atë që presin nga Partia Demokratike, për atë që meritojnë nga Partia Demokratike dhe nga çdokush që kërkon përgjegjësinë e qeverisjes së vendit. Propozimet tona janë të bazuara në një analizë të hollësishme të gjendjes aktuale dhe po kështu të mundësive të Shqipërisë. Ne të gjithë e dimë që Shqipëria ka mundësi të jashtëzakonshme. Këto mundësi sot shfytëzohen nga një grusht njerëzish. Ata janë pasuruar, ata janë pushtetuar, ata janë bërë padronë të këtij vendi. Edi Rama e trajton shtetin shqiptarë si pronën e tij private. Pasuritë e këtij vendi grabiten nga një grusht njerëish me lidhje të drejtpërdrejta me të. Efekti ndihet tek çdo familje shqiptare. Familjet shqiptare janë për ne të parat. Ne jemi Partia Demokratike e Shqipërisë. Ne besojmë në Zot, ne besojmë tek Shqipëria, ne besojmë tek familja. Familja është e para. Pa një familje të fortë, vendi do të shkërmoqet. Pa familje të forta, vendi po shkërmoqet. Nuk është e rastësishme zonja dhe zotërinj të Kuvendit Kombëtar, të dashur qytetarë shqiptarë, që familja shqiptare është seleksionuar enksa për t’u goditur në çdo aspekt të saj nga qeveria e Edi Ramës. Shpërbërja e familjes shqiptare është gjeneza e shpopullimit, mpakjes dhe plakjes së vendit. Ndaj, për ne familja shqiptare është qendra e gravitetit të alternativës tonë qeverisëse të planit tonë për Shqipërinë.

 

 

Plzni ynë për Shqipërinë parashikon fondin për mirëqenien e familjes. Me mjetet monetare që qeveria do të ketë në dispozicion, nuk do të bëjë prioritet koncesionet dhe PPP-të e korruptuara dhe as tendera public me 5 apo 10 fishin të vlerës. Paratë e taksave të shqiptarëve do të shkojnë në rradhë të parë për familjet e shqiptarëve. Ndaj sot nga ky Kuvend Kombëtar njoftoj iniciativën e Partisë Demokratike për themelimin e Fondit për Mirëqenien e Familjes, i cili do të marrë përsipër gjithçka për familjen. Nga çiftet e reja, tek fëmijët tek shkollimi i tyre, do të jenë në qendër të politikave tona. Fondi për mirëqenien e familjes do të nisë me një politikë të re për të mbështetur rritjen dhe fuqizimin e shoqërisë tonë me subvencione të drejtpërdrejta. 2000 euro për çdo bebe, 20 mijë euro për fëmijën e tretë për çdo familje të re shqiptare. 30 mijë çifte të reja do të përfitojnë nga Fondi për Mirëqenien e familjes, dubvencionimin e plotë të interesave të kredive për banesa. Thënë ndryshe, 30 mijë çifte shqiptarësh që sot e kanë të pamundur të mendojnë e jo më të blejnë një banesë, do t’iu zerohet interesi i kredisë që do të marrin në funksion të blerjes së shtëpive të tyre, në funksion të themelimit të familjeve të tyre, në funksion të familjes shqiptare, sepse familja shqiptare për ne është e para dhe meriton më shumë. Nga lindja e fëmijëve tek sigurimi i banesave për çiftet e reja, tek shkollimi i fëmijëve, një i ri apo e re me shkollim të mbarë, ,e formim të mirë, me predispozita për të kërkuar dhe gjetur një vend pune me pagë dinjitoze fillon me kujdsin për fëmijën në sistemin e arsimit parauniversitar.

 

Zonja dhe zotërinj, ekipi i ekspertëve të Partisë Demokratike ka konkluduar që të mbajë angazhimin e Partisë demokratike, në programin tonë, mendje e shëndoshë, trup i shëndosh, drekë për të gjithë nxënësit e shkollave 9-vjeçare për të gjithë nxënësit e shkollave të mesme dhe shkollë gjatë gjithë ditës. Me kurse të kompjuterit, të gjuhëve të huaja, trajnim sportive dhe trajnim arti deri në orën 16. Shkollat shqiptare do të pësojnë reformën më të thellë që nga krijimi i shtetit shqiptar. Shkollat shqiptare do të jenë pallatet e vërteta të shqiptarëve jo për luks, as për fsada, por për produktin më të magjishëm që marrim përsipër të ardhmen e këtij vendi, fëmijët e këtij vendi. Edhe në ato kushte ku familjet shqiptare kanë të pamundur të sigurojnë disa prej produkteve bazë të mirëqenies dhe rritjes së fëmijës, shkolla shqiptare do ta kompensojë me paketën për libra falas dhe për mjete didaktike falas. Për familjet, për fëmijët e familjeve në nevojë, me regjimin e drekës së paguar për të gjithë nxënësit, për të gjithë fëmijët e shqiptarëve në të 1400 shkollat e vendit, Partia Demokratike hedh një hap cilësor për shqipërinë si gjithë Europa.

 

Arsimi univesitar do t’i nënshtrohet një reforme të thellë e cila do të synojë që universitetet shqiptare, në bashkëpunim me qeverinë e ardhshme të Shqipërisë, në bashkëpunim me investitorët e huaj dhe vendas të prodhojnë jo thjesht të rinj me diploma, por të prodhojnë profesionist për një treg pune i cili ka mundësi të pashtershme për ekonominjë e të ardhmes, për teknologjinë e informacionit, Partia Demokratike ka në programin e saj një pikë kthese për ekonominë tonë. Brenda 4 viteve të para, Partia Demokratike angazhohet për trajniminprofesional të 25 mijë të rejave dhe të rinjve shqiptarë në fushën e teknologjisë së informacionit në 4 kampuse të mëdha me një vlerë totale afro 1 miliardë, 800 milionë euro ku do të thithen ekspertët më të mirë të Europës, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe shqiptarë që shkëlqejnë në fushën e teknologjisë së informacionit dhe do të bëjnë të mundur që këta 25 mijë të rinj dhe të reja të jenë profesionist të gatshëm në një treg me një pagë mesatare për jo më pak se 2 mijë euro për muaj. Ekonomi e re për një brez të ri, next generation është programi ynë është premtimi jonë për Shqipërinë për rininë shqiptare, rinia shqiptare meriton më shumë. Për të gjithë ata të rinj të cilët nuk ndjekin studimet universitare, por dhe një numër studentësh që do të dalin nga programet ekzistuese dhe programet e reja të universiteteve, PD d të garantojë një urë nga shkolla drejt tregut të punës. Për 5 mijë të rinj dhe të reja të cilët nuk ndjekin universitetin, por që do të aftësohen përmes kurseve profesionale dhe për 5 mijë student të sapodiplomuar, PD i përmbahet angazhimit të saj për stazhe të paguara pune për 1 vit me rrogën minimale. Kjo urë e sigurt pune do të mundësojë që të rinjtë shqiptarë të hedhin sytë tek mundësitë e një ekonomie të re, e një ekonomie dinamike që PD do ta nxis, kriojë, shpeshherë nga e para për4mes politikave të saj ekonomike. Zonja dhe zotërinj, familja është e para. Por që t’i shërbejmë familjes shqiptare ne duhet t’i shërbejmë një mjedisi ekonomik ku ajo të gjej veten, të gjej të ardhurat e mjaftueshme për prindërit dhe një siguri dhe mundësi punësimi për të rinjtë.

 

Me kushtet e sotme Shqipëria e ka humbur çdo avantazh konkurrues në rajon dhe lë më në Europë. Taksa të larta, tatime, dogana, taksa mbi naftën. Në çdo cep, ngado që të rotullohesh taksat larta i marrin frymën sipërmarrjes, shkatërrojnë biznese, mbyllin vende pune, shkurajojnë profesionistët e lirë dhe i çojnë ata në emigracion dhe në këtë mënyrë ne futemi në një cikël ekonomik krizash të njëpasnjëshme. Një sistem monopolist i kontrolluar nga klientët e qeverisë, krijon vetëm mjerim për shumicën dhe pasuri për një grusht njerëzish. Ky është produkt i drejtpërdrejtë i një sistemi ekonomik vlerash i cili ka marrë fund. Sot shqipëria lundron si një karkasë ekonomike, krahasuar dhe me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Dhe padiskutim që një nga shtyllat kryesore të këtij sistemi të kalbur, është ky sistem i kalbur fiskal. Partia socialiste dhe Edi Rama nuk e duan shtresën e mesme. Shtresa e mesme ka mjaftueshëm të ardhura. Shtresa e mesme e mba kokën lartë, shtresa e mesme e ka gojën e lirë, shtresa e mesme e ka mendjen e lirë. Dhe në këtë sistem qeverisjeje kjo është e papranueshme.

 

Po për shtresën e mesme shqiptare, për profesionistët shqiptarë, për biznesin e vogël shqiptar dhe për sipërmarrjen e ndershme shqiptare PD nuk mund dhe nuk do të qëndrojë duarkryq. Ekonomia shqiptare meriton më shumë, sipërmarrja shqiptare meriton më shumë dhe ne pa asnjë hezitim do të t’i japim taksën e sheshtë. Taksa e sheshtë 9%, tatim fitimi 9%, tatim për të ardhuart personale 9%, dividenti me taksën e sheshtë 9% edhe për profesionet e lira, ne do t’i japim fund kamxhikut të arbitraritetit që është sot një nga shkaqet kryesore të mbylljes të sipërmarrjes shqiptare, të shpunësimit të shqiptarëve, të emigracionit të trurit dhe të varfërisë dhe të gjendjes së keqe ekonomike. Bizneset e vogla nën14 milionë lekë të reja, pra nën 140 mijë euro, nuk do të jenë subject i kësaj takes. Ndërkohë që kufiri për tatimin 0 mbi pagat do të jetë 600 mijë lekë të vjetra. Mbi 600 mijë lekë të vjetra diferenca do të tatohet me një shkëllë dhe një shkallë të vetme 9%. 40% e ekonomisë shqiptare është sot informale, është sot si me thënë poshtë tavolinës, me balance të dyfishta, me balance fallco, përpiqen t’i largohen taksave të larta dhe të shmangin konkurrencën e padrejtë se të gjithë e dimë që taksat si paguan askush njësoj. Klientët e qeverisë nuk i paguajnë ose i paguajnë më pak dhe të gjithë të tjetër duhet pastaj të kompensojnë vlerën e munguar. Me taksën e sheshtë 9% ne i japim fund bilanceve të dyfishta. Ne nxjerrim mbi tavolinë dhe në dritën e formalitetit sipërmarrjen shqiptare, profesionistët shqiptarë dhe bëjmë të mundur që të ardhurat publike të dyfishohen brenda 4 vjeçarit të parë të PD. Ne do të bëjmë të mundur që mbi 40% e ekonomisë informale shqiptare, të prodhojë mesatarisht 1.5 miliardë më shumë për publikun shqiptarë, për pensionistët shqiptarë, për fëmijët shqiptarë, për fermerët shqiptarë.

 

Vëllezër dhe motra, nuk janë vetëm taksat. Shqipëria është i vetmi vend e cila nuk ka zgjidhur problemin e pronës. Kush është fajtor për këtë? Sigurisht në maj të gjuhës kemi kundërshtarin tonë politik, padiskutim që është ai fajtor. Por fajtori më i madh për zgjidhjen e problemit të pronës jemi ne. Ndonjëherë pasi them këtë, po unë nuk isha kur u mor vendimi, kur u votua 7501, kur u votua 7512, kur u bë kjo, e kur u bë ajo. Nuk e kam fjalën për individët. Individët le të marrin atë që do të marrin nga historia me të mirat dhe të këaijat e veta. Kjo parti duhet të marrë përgjegjësinë historike për moszgjidhjen madje të katranosjen edhe më tej të problemit të pronës duke filluar me ndjesën më të thellë ndaj çdo pronari dhe pronareje. Por ndjesa nuk mjafton, përkundrazi që mirë është që herë pas herë të shikohet edhe në prizmin e interesave elektorale. E jona nuk është interes electoral, e ona nuk është as inters i thjesht partiak. Është e vërtetë që PD si parti e djathtë beson tek prona, tek shenjtëria e saj. Është e vërtetë që ne besojmë se nuk vlerë morale në shoqëri që tjetërson pronën, por mbi të gjitha ne besojmë se mbi 80% e pronarëve shqiptarë që sot nuk kanë letrat e pronave të tyre që për një arsye apo një tjetër janë zinxhiri më i rëndë në qafën e ekonomisë së Shqipërisë. Imagjinoni një pronar që sot i thonë ish pronar që nuk ia kthejnë pronën megjithëse është e lirë. Imagjinoni dikë tjetër që ia kanë zënë pronën dhe i thonë që do ta kompensojmë me 3, 4, apo 5% të vlerës së tregut. Ndërkohë që ai që ia ka zënë pronën po kështu vërtitet sa tek legalizimet, tek drejtoritë e titujve të pronave të 7501-it. 80 në 100 shqiptarë nuk kanë letrat e pronës. Nuk jemi në mesjet, jemi më keq. Një problem që shoqëritë modern e kanë zgjidhur prej 600 vjetësh, në shqipëri vazhdon të ushëtojë në biolancin e ekonomisë kombëtare dhe në bilancin e ekonomive familjare. Nuk ka reform më të rëndësishme për shqipërinë europiane, nuk ka reform më të rëndësishme se t’i japim fund problemit të pronës, të zgjidhim një herë e mirë pasigurinë e pronës dhe të kthehjë në një mënyrë ose në një mënyrë tjetër pronën tek i zoti 100%. Ky angazhim nuk merret lehtë. Fatura për të kthyer vlerën e plotë pronarëve të shpronësuar nga regjimi komunist apo nga 7501 post komunist është mbi 8 miliardë euro. Ne jemi të vetëdijshëm për këtë, por jemi po kështu të vetëdijshëmse pa një mekanizëm që zhbllokon këtë mekanizëm një herë e mirë, Shqipëria mbijeton por nuk zhvillohet. Ndaj marrim përsipër brenda 2 viteve të para të qeverisjes tonë, krijimin e obligacionit për pronarët me vlerën e plotë të tregut për të gjithë pronat e shpronësuara të regjimit komunist të pagueshme çdo vit në masën 1/20, të tregtueshme që nga moment i emetimit, emetimi me vlerë të plotë i obligacionit të shtetit shqiptarë për të gjithë pronarët e shpronësuar të Shqipërisë. Për të gjithë ata të shpronësuar nga regjimi komunist, për të gjithë ata që e shohin por nuk e prekin dot pronën për shkak të 7501, për të gjithë ata të cilët pronën e kanë parë të zënë e të zhvilluar gjatë procesit të ndërtimeve informale, me një të rënë ne do të marrim përsipër jo vetëm barrën financiare të konsiderueshme por dhe zgjidhjen e problemit të titujve sipas parimit kush e ka e gëzon, kujt i është zënë do të shpërblehet me vlerën e tregut me obligacionin shqiptar për pronarët. Dita kur ky akt, kur kjo reform e munguar do të përmbyllet, është dita e parë e Shqipërisë së zhvilluar, është dita e parë e shqiptarëve të lirë, është dita e parë e Shqipërisë europiane.

 

Me certifikatat e pronës në dorë, një fermer që posedon më në fund titullin e tokës, një kryefamiljar që më në fund posedon titullin mbi apartamentin apo shtëpinë, apo biznesin, apo dyqanin, kthehet menjëherë në factor financiar ku në tregun bankar, në tregun e përgjithshëm financiar të vendit dhe në tregun financiar rajonal e më gjërë, çdo çërtifikatë prone, çdo tapi, çdo vërtetim i padiskutueshëm dhe i pakonstetueshëm i pronës, është njëkohësisht dhe akses për financim. Financim për biznesin, financim për fëmijët, financim për çdo familje shqiptare. Në momentin që PD do të përfundojë reformën e pronës, prodhimi i brendshëm bruto i shqipërisë dyfishohet dhe shqipëria marshon e sigurtë drejt të ardhmes. Ndaj, nuk do të kursejmë asgjë për realizimin e kësaj reforme.

 

Kjo do të bëjë të mundur që qeveria përmes taksës së pronës, përmes të ardhurave të rritura për shkak të luftës kundër informalitetit, të adresojë prioritete të rëndësishme duke nisur me fermerin shqiptar. Angazhimi ynë është çdo vit 100 milionë euro subvencione për fermerin shqiptar, çdo vit 50 milionë euro zhvillim infrastrukture për fermat dhe zhvillimin rural dhe përfituesit do të jenë fermerët shqiptarë. 150 mijë familje fermere do të përfitojnë nga kjo dhe do të dalin nga errësira, nga varfëria dhe nga stanjacioni ku i ka përfshirëe Edi Rama dhe qeverisja e tij. Bujqësia meriton më shumë, fermerët meritojnë më shumë dhe përmes PD do të kenë mbështetjen që meritojnë.

 

Vëllezër dhe motra, pensionistët shqiptarë janë viktimat kryesore të rritjes së çmimeve, të rritjes së kostos së jetesës, të ritjes së taksave, të shpërfilljes, mungesës totale të kujdesit dhe të cinizmit të kësaj qeverie. E dimë fare mirë që nuk i ha fare barku as për pensionistët as për të rinjtë. Në fakt duhet ta themi në të gjithë këto vite e në veçanti në vitin e fundit ne me kundërshtarët tanë politik dhe në fakt me të gjithë skenën politike na ndajnë shumë gjëra. Por një gjë na ndan më shumë se të gjithë të tjerat. Të gjithë ata kanë hallin e tyre. Edi Rama dhe qeveritarët e tij kanë hallin e SPAK. Të vetmit që kanë hallin e qytetarëve shqiptarë jemi ne, jeni ju është Partia Demokratike e Shqipërisë. E dimë që skema e pensioneve është afër falimentimit edhe për shkak të shpopullimit, të rënies së kontributeve. Por kjo nuk mund të përbëjë kurrë alibi për të qëndruar duarkryq tek shohim nënat dhe baballarët tanë që kanë shkrirë jetën në kushte çnjerëzore pune të kenë një pension që nuk i mjafton as për javën e parë të muajit. Ndaj, pensionistët shqiptarë do të kenë një rritje vjetore dhe pensionet e ulëta do të kenë bonus periodic prej 250 mijë lekësh. Ndërkoh që modernizimi i sistemit të pensioneve dhe rritja ekonomike shqiptare do të na mundësojë që brenda mandatit të parë ta rivitalizojmë skemën, ta sjellim në përputhje me praktikat më të mira europiane dhe të bëjmë të mundur rritjen dhe shumëfishimin e pensioneve duke zhdukur diferencat e tmerrshme midis pensioneve të larta dhe pensioneve të ulëta.

 

Por tani që jemi këtu, kam një mesazh të veçantë për të përndjekurit politik. Është muaji i kujtesës historike, apo ishte u mbyll muaji maj, muaji i Spaçit, i Qafë Barit, por ata nuk mund të jenë thjesht një datë në calendar. Ata janë guri i rëndesës në ndërgjegjen dhe i çdo demokrati shqiptarë. Ata janëemblema e qëndresës dhe janë të tillë edhe pse PD i ka përdorur dhe i ka tradhëtuar në këto 34 vite. Kjo merr fund. Sot pjesë e këtij programi, është marrja përsipër e përmbylljes e të gjithë detyrimeve, dëmshpërblimeve materiale për të përndjekurit politik dhe familjarët e tyre. Më shumë se kaq, PD edhe unë personalisht zotohem se akti i parë i qeverisjes tonë do të jetë miratimi i statusit të të përndjekurve politik me vlerë monetare të barabartë me statusin e ish ushtarakut të Republikës.

 

Vëllezër dhe motra jetojmë në një ambient jashtëzakonisht kritik për sigurinë tonë kombëtare.  Njësoj si para 34 vitesh, kjo është shenjë e keqe apo shenjë e mirë, kanë frikë nga Partia Demokratike, kanë frikë nga ju, kanë frikë nga ne. Kanë frikë sepse e dinë që shqiptarët meritojnë më shumë dhe me Partinë Demokratike do ta kenë realitet nesër. Ndaj përpiqen ta shkatërrojnë jo vetëm debatin publik, por edhe zërin e opozitës, zërin e vërtet që është PD. Për ta përmbyllur, në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, PD zotohet për themelimin e xhandarmërisë kombëtare, forcës së lirë të Shqipërisë me 1 miëj efektivë. Forcë e lirë kundër korrupsionit, kundër krimit të organizuar. Dhe po kështu në fushën e sigurisë kombëtare, e ndërlidhur me angazhimin tonë për të rinjtë shqiptarë pë rata të cilët nuk duan t’i lënë pa përkrahje, t’i lënë të zhyten në mjerim, t’i lënë të emigrojnë apo t’i lënë viktima të krimit të organizuar dhe t’i lënë rrugëve, PD parashikon që ngaviti i parë nisjen e programit për 5 mijë djem dhe vajza të reja. Efektivë aktiv të forcave të armatosura të Shqipërisë që gjatë kësaj kohe do të marrin të paguar nga shteti universitetin dhe një profesion dhe do të shërbejnë deri në moshën 45 vjeçare me pagesë si rezervistë të forcave të armatosura.

 

Në bashkëpunim me partnerët tanë strategjik ne do të mundësojmë që Shqipëria të ecë përpara në luftën kundër korrupsionit, në reformat e vërteta që do të sjellin mirëqenie. Dhe unë shpreh sot bindjen dhe zotimin tim personal se një Shqipëri e drejtuar nga PD, e reformuar në çdo sektor do të mundësojë heqjen e vizave me SHBA brenda 4 viteve tona të para.

 

Vëllezër dhe motra, KLSH-ja sot nxjerr rekomandime dhe qeveria i hedh ato poshtë. Me reformat tona luftë kundër korrupsionit do të jetë shndërrimi i KLSH në gjykatën e auditit që nuk do të nxjerr më rekomandime por vendime kundër korrupsionit dhe do të bëjë të munudr në këtë mënyrë një luftë të vertetë kundër korrupsionit.

 

Zonja dhe zotërinj, këto janë disa prej propozimeve kryesore të programit të PD. Tani ndonëse në kushtet e një smire dhe frike nga fjala, nga alternative nga shpresa që buron nga këto tryeza, le të nisim pa humbur kohë shpalosjen e programit tonë nga më të mirët. E nisim me programin tonë për mirëqeverisjen, për luftën kundër korrupsionit.