REAGIMI I SEKRETARIT PËR ÇËSHTJET LIGJORE DHE ZGJEDHORE NË PD, INDRIT SEFA

 

U desh një e Dielë e papërshtatshme për shëtitje buzë detit që të kujtohen për Reformën Zgjedhore. Të jem i sinqertë, jam shumë i lumtur që më në fund u kujtuan dhe madje të mësojmë që paskan dhe propozime konkrete. Unë mendoj që njerëzit më së pari do të duhet të lexojnë se çfarë firmosin dhe pastaj të mburren publikisht për propozimet që kanë mbështetur. Nëse ka opozitarë që mendojnë që votat e diasporës do të duhet t’i administrojë Posta e Edi Ramës bëjnë mirë të na e thonë, nëse ka opozitarë që mendon se të vetmit shqiptarë të diasporës që të votojnë, janë ata që do Rama, përsëri të na e thonë. Mos të japësh asnjë zgjidhje dhe mos të kesh asnjë ide për zgjidhjen e problemeve të proceseve zgjedhore, do të thotë që nuk e ke kuptuar kurrë sesi bëhen dhe funksionojnë zgjedhjet dhe nuk ke faj se në fund të ditës nuk kishe pse ta dije sa të kishe kryetarin që të vinte në listë fituese. Ka 5 muaj propozimi i PD në parlament dhe nga ana juaj asnjë ide, asnjë kërkesë, asnjë kundërshti ndaj nuk keni faj që mendoni që nuk ka rezultat. Nëse doni të mirën e shqiptarëve, të demokratëve, dërgoni propozimet tuaja si e mendoni Kodin Zgjedhor, se keni 4 muaj që gënjeni shqiptarët që ne i kemi po nuk i tregojmë. Nuk është politikë të rrish poshtë ballkonit apo të trasmetosh publikisht retorikën e ballkonit.

Fundjavë të mbarë dhe me shpresë që së shpejti do ketë ditë më të mira për shëtitje buzë detit.