Sot në selinë e Partisë Demokratike nënkryetari i Partisë, Z. Kreshnik Ҫollaku priti delegacionin nga Mbretëria e Bashkuar, ku pjesëmarrës ishin deputetë dhe ish-deputetë të Parlamentit Anglez, Znj. Wendy Morton, Z. John Grogan dhe Z. Stephen Gethins.

Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi mbi situatën politike shqiptare, Partinë Demokratike dhe prioritetet e saj për vitet në vazhdim, Parlamentin, Partitë Politike, Shoqërinë Civile dhe zhvillimet e rëndësishme në vend, si dhe mbështetjen e dhënë nga Fondacionit Westminster për Demokraci (WFD) për Parlamentin dhe partitë politike.

Në fjalën e tij Z.Ҫollaku theksoi se marrëdhënia me Mbretërinë e Bashkuar është strategjike për sigurinë dhe zhvillimin e Shqipërisë dhe Rajonit. Gjithashtu ai prezantoi agjendën politike të Partisë Demokratike, boshtin e sa euro-atlantik, mbështetjen pa asnjë rezervë ndaj SPAK, si dhe luftën pa kompromis ndaj aktorëve të korruptuar në vend.

  1. Ҫollaku theksoi se prania e shtuar e Mbretërisë së Bashkuar është esenciale për paqen dhe stabilitetin në Rajon.

Partia Demokratike garanton partneritet të plotë me Mbretërinë e Bashkuar në projekte dhe iniciativa të përbashkëta.