Kreu i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, në emisionin Top Story u shpreh:

 

Unë e di që fushata e shpifjeve që nisi ndaj meje dhe përfundoi me protagonistin në burg nga drejtësia amerikane. Dhe këtë se di vetëm unë, sot këtë e di çdokush në Shqipëri dhe jashtë Shqipërisë dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kështu funksionon një drejtësi e pavarur dhe e pa njollosur nga lojërat politike. Kështu që përrallat me rubla ruse ranë poshtë dhe për fat të keq ka rizbuluar edhe njëherë protagonistin i cili duhet të hetohet. Se në burg është ai që është korruptuar, por para drejtësisë duhet të shkojnë edhe ata që e korruptuan, ata që janë kallëzuar në SPAK duke filluar me Edi Ramën dhe një shpure të tërë pas tij për të cilën dhe Partia Demokratike ka bërë kallëzimin e vet, sepse lidhen edhe me inceneratorët bashkë. Por këto janë çështje që ndryshe nga të tjerët që mundohen t’i bëjnë reklamë, do ia lëmë sekretit hetimor dhe SPAK-ut t’i zbulojë e t’i çojë deri në fund.

 

Kur unë kam dalë para demokratëve dhe para shqiptarëve dhe kam thënë në Partinë Demokratike nuk ka asnjë cent financim të huaj e aq më pak rus, të jeni të sigurtë që faktet e plota të kësaj disponoheshin nga institucionet amerikane, siç e thash të diplomacisë dhe të gjitha niveleve të tjera. Partneriteti i Partisë Demokratike me SHBA nuk është cenueshmëria e këtij parneriteti, ka qenë dogëm dhe mbetet dogëm për Lulzim Bashën, jo në funksion të vetes time por në funksion të asaj që besoj, është e nevojshme për demokratët dhe për shqiptarët.