PJESË NGA FJALA E KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA, NË TAKIMIN ME TË RINJTË E FRPD

 

-Inteligjenca artificiale vjen sot me të mirat e saj por dhe me kërcënime. Të mirat për ekonominë dhe të këijat e saj për informacione të pavërteta dhe për të ndryshuar realitetim. Dhe këtu vijmë në një udhëkryq që ndodhet në Shqipërisë të autokracisë politike dhe ekonomile të vendit. Një rini që ka si qëllim largimin nga vendi, sjell të mira për këta njerëz dhe për pushtetin e tyre.

-U kam thënë bashkëpunëtorëve të mi ppr dhe juve këtu, nuk ka qëllim më të madh për PD që ta kalojmë stafetën e zhvillimit ekonomik të vendit në duart e të rinjve.

-Programi ynë parasheh shpenzime për ringritjen e arsimit shqiptar. Që nga arsimi fillor e deri tek arsimi universitar dhe sidomos arsimin profesional. Qeveria e ardhshme shqiptare do të jetë në krah të të rinjve me një politik e cila përmblidhet me këto fjalë: paraja ndjek studentin, paraja ndjek të rinjtë. Çdo qindark që do të shpenzohet për arsimin do të ketë këtë parim: paraja ndjek studentin. Investimi numër një e qeverisë së ardhshme do të jetë e ardhmja, do të jenë të rinjtë, do të jenë studentët shqiptarë.

-E para, projekti për ta zbrazur Shqipërinë nga rinia do të ndalet. E dyta, rini bëhuni gati. Të rinjtë meritojnë një qeveri në krah për ta çuar vendin në shoqëritë më të zhvilluara. Nuk ka gjë më të mirë se kur fatet e vendit merren në duar nga të rinjtë dhe kjo do të bëhet realitet.