Reagimi i nënkryetares së PD, Oriola Pampuri:

 

Ligji i ri “Për Lojrat e Fatit” është një tjetër nismë korruptive e klienteliste e kësaj qeverie.

 

Për afro 5 vite qasja e qeverisë pati një ndryshim rrënjësor ndaj “basteve sportive”, nga denigrimi si e keqja më e madhe si “fundi i marrëzisë” në fund të 2018, e ndërsa tani, i rikthen por duke parashikuar promovim mediatik dhe besnikërinë e klientëve.

 

Ligji kaloi me nxitim, pa diskutime e as debate, pa i mundësuar deputetëve, pavarësisht përkatësisë politike të jepnin argumentat karshi këtij ligji, kjo si gjithnje tashme prej disa muajsh, me ndihmen e grupit te rithemelimit, te cilet po i sherbejne Rames me se miri, dhe disa prej tyre per te mbuluar pisllekun e vet, hedhin balte mbi grupin e deputeteve te Partise Demokratike te cilet kerkojne fjalen ne parlament per te denoncuar kete e shume afera te tjera. Me sloganin te heqim balten tone e ta hedhim tutje, per te krijuar tymnaje, e ide se do pastrohen, kane kohe e vite qe funksionojne disa individe, por mesa duket pislleku nuk del kur je ‘ngjyer’ dhe ngjyerjen e ke zanat, sado mundohesh te pastrohesh duke bere pis te tjeret me shpifje. Sherbetoret e vertete te Rames jane ata qe fshihen pas ndertimit te kullave, resorteve, komplekseve te vilave, kompanive te hidrokarbureve, TEC-ve dhe HEC-ve, etj, jo ata te cilet jetojne me dinjitet e nuk e shkelin kurre ate. Gjithsesi i perlyeri sdo e smund te te kuptoje kurre, pasi nuk mund te perceptoje pertej botes se tij te piset.

 

Dhe ne këto kushte, dua të ndalem në 5 cështje që mendoj se ky projektligj, tashmë i miratuar me arbitraritetin e kartonave por mbi të gjitha me mospërmbushjen e detyrimit të Kryetares së Kuvendit për të krijuar një mjedis të përshtatshëm debati ashtu sic është Parlamenti.

 

  1. Së pari ky ligj i ri nuk do të kufizojë përdorimin e lojërave të fatit nga moshat e reja. Edhe pse parashikohet se cdo individ përdorues duhet të jetë mbi 21 vjec, në fakt tashmë me një infrastrukturë që deri tani ka funksionuar në kushte jo ligjore, abuzuese, pavarësisht se online në thuajse cdo lagje të qyteteve të Shqipërisë, lehtësisht e aksesueshme për cdo moshë, sërisht këto pika do të vijojnë të bëhen burim i personave nën 21 për luajtur.

Mungesa e parashikimeve në ligj për të penguar këtë fenomen ekzistues, i cili do të vijojë të ushqejë informalitet dhe të bëhet rrezik për fëmijët, mund të krijojë një spirale varësie me dëme të parekuperueshme për shoqërinë. Kështu ligji duhet të parashikonte gjurmimin e burimit e të ardhurave të tranzaksionit për cdo biletë që luhet nga bastet sportive online. Në këtë mënyrë një pikë fizike që ofron shërbim online jo-ligjërisht, nuk do mund të “luajë” një vlerë më shumë se fitimi neto i pronarit të saj.

 

  1. Së dyti, ligji nuk parashikon krijimin e një regjistri të personave në varësi apo rrezikshmëri varësie të cilët janë përfitues të programeve sociale të qeverisë, si psh., pensionet e invaliditetit, pensionet e PAK, ndihma ekonomike apo trajtime të tjera sociale.

Ky është një ndër kategoritë më të rrezikuara të krijojnë varësi permanente ndaj lojërave të fatit, të cilët njëherazi jo vetëm krijojnë vështirësi e pamundësi ekonomike në familjet e tyre, por dhe për shkak të varësisë që mund të krijojnë mund të ketë efekte sociale të parekuperueshme, dhune në familje, e kriminaliteti.

 

  1. Së treti, tavani taksues është jo në përputhje me shumicën e vendeve të BE. Kujtojmë që në Gjermani në varësi të landeve aplikohet një taksim nga 20 deri në 80% të ardhurave, si dhe një takse shtesë në nivelin lokal (bashkitë) deri në 20%. Ndërsa në rastin e Shqipërisë për bastet sportive do të aplikohet taksim 15% të ardhurave bruto, duke i hequr dhe masën prej 0.4% të xhiros për qëllime e programe të Ministrisë përkatëse të Sporteve.

 

4 Së katërti, sikundër në cdo legjislacion i vendeve të BE, por jo vetëm, nuk parashikohet asnjë lloji fondi i mbledhur nga një taksim i vecante mbi përgjegjësinë sociale.

Duhet të kuptohet që ky lloj aktiviteti “argëtues” pavarësisht se mund të rregullohet me ligj, mund të sigurojë edhe të ardhura të majme buxhetit të shtetit, sërisht është ndër veprimtaritë “legale” e cila krijon më shumë varësi të parikuperueshme në grupmoshat më vulnerabël të popullatës dhe ka tendencë degjeneruese të dhunës në familje apo plagëve të tjera socio-ekonomike të shoqërisë tonë.

 

  1. Së pesti, promovimi mediatik, përtej lirive të tregut dhe sipërmarrjes, mund të ketë një ndikim negativ dhe varësie tek moshat nën 21 vjec, të cilat do të jenë më të predispozuar të luajnë, nëpërmjet rrjetit tashmë të krijuar prej basteve fizike që operojnë në joligjshmëri ende sot.