PJESË NGA FJALA E KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA, NË KUVENDIN ZGJEDHOR TË DEGËS TË PD, SARANDË

 

-Një grup i vogël interesash kontrollojnë ekonominë, kontrollojnë tregtinë, kontrollojnë subvencionet, kontrollojnë taksat, kontrollojnë minierat, kontrollojnë aktivitetin tregtar, kontrollojnë mediat, përpiqen të kontrollojnë çdo aspejt të jetës së shqiptarëve. Dhe natyrisht që janë të tmerruar nga dalja e një alternative, e një korpusi politik që jo vetëm është shkëputur mendërisht, kulturalisht, politikisht nga kjo vath 34 vjeçare, por po kështu artikulon alternativat, rrugëdaljet nga kjo krizë. Ndaj i mohojnë qytetarëve debatin për këto çështje dhe mundohen ta fusin debatin në rrugicat pa krye të sharjeve dhe fyerjeve.

-Përditë në konferenca për shtyp, në takimet tona u drejtoj pyetje përmes medias se pse kanë frikë t’i përgjigjen qytetarëve nëse janë për lista të hapura apo jo? Pse kanë frikë ta bëjnë këtë debat? Edi Rama është aty për shkak se u ka mohuar qytetarëve të caktojnë me votën e tyre deputetin që do t’i përfaqësojë. Detyra e parë e një force politike që pretendon se flet në emër të njerëzve dhe i shërben interesave të njerëzve, duhet të thotë që ky sistem jo vetëm që nuk funksionon por është kthyer në gjëmb për shqiptarët. Përgjigjja jonë vjen si vokacion i të gjithë shqiptarëve, deputetin ta zgjedhin vet ndaj duhen listat e hapura. Po kështu dhe votimi dhe numërimi elektronik, për të shmangur probleme që janë bërë mullar në këto zgjedhje dhe që kanë degjeneruar edhe vet procesin zgjedhor. Po kështu vota për emigrantët. Se kush më shumë sesa Saranda e di fare mirë se për çdo familje ka të paktën një jashtë. Si dhe Shqipëria një zonë elektorale për t’i dhënë barazi votës. Janë plotësisht të mundshme.

-Tani që SPAK-u ka filluar të jap rezultatet e para në raport me pandëshkueshmërinë, tani kujtohet Edi Rama dhe qeveria e tij të krijoj komisione apo instrumenta për të matur performancën e instiucioneve të drejtësisë në raport me të drejtat e njeriut. Dhunuesi më sistematik i të drejtave të njeriut në Shqipëri, dhunuesi më masiv I të drejtave të njeriut që nga koha e Enver Hoxhës, po na jep leksione se si të mbrojmë të drejtat e njeriut nga drejtësia. Është hipokrizi e klasit të parë. Edi Ramës nuk I është bërë vonë kurrë për të drejtat e njeriut as kur ka shembur dhe ka sekuestruar pronat e ligjshme të shqiptarëve, as kur ka larguar nga puna me mijëra punonjës të administratës vetëm se nuk I takonin bindjeve politike të partisë së tij, as kur ka burgosur dhe arrestuar, gjobitur qytetarë për mëkatin e vetëm se kërkonin të mbanin ngrohtë vatrat e tyre, apo të ushqenin prindërit e tyre, apo t’i shërbenin të sëmurëve të tyre. Arsyeja e vetme që ai shqetësohet janë të drejtat e të korruptuarve të tij.

-Deputetët duhet të kenë të njëjtat të drejta por dhe të njëjtën barazi para ligjit njësoj si qytetarët e tjerë. Prandaj kemi çuar në Kuvend dhe po e mbajnë prej kohësh, propozimin tonë për heqjen e imunitetit. U kemi dhënë një zgjidhje e cila përfshin edhe nënshkrimin vullnetar të çdo deputeti për të zbuluar kështu se kush i druhet drejtësisë dhe kush jo.