DEKLARATA E SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË PD, ENKELEJD ALIBEAJ

 

Partia Demokratike është e vendosur për të votuar vetëm një Projekt-ligj për Amnistinë Penale, i cili i shërben qytetarëve të thjeshtë dhe të pambrojtur dhe nuk përfshihen në të zyrtarët e hetuar nga SPAK dhe të gjykuar në GJKKO-ja.

 

Të qëndruarit në parime dhe në vlera, për Partinë Demokratike nuk janë kushtëzime, por janë e vetmja rrugë dhe zgjidhje për një amnisti në dobi të njerëzve dhe jo në dobi të të korruptuarëve.

 

Për ne, gjuha e arrogancës dhe e kërcënimit, është e papranueshme, sepse kemi qenë të qartë dhe vijojmë të jemi në raport me ato që kërkojmë, duke i bërë publike.

 

Partia Demokratike e Shqipërisë nuk kërkon pazar dhe nuk do gjë të votohen ligje tinëzisht dhe fshehurazi, por gjithçka do ta bëjë në transparencë të plotë, ku të prevalojë interesi i publikut.

 

Ne e mirëpresim tërheqejen e mazhorancës nga mospërfshirja e të dënuarëve për korrupsion nga GJKKO, duke qenë kjo një mbështetje e pakushtëzuar për institucionet e SPAK-ut dhe të GJKKO-së, dhe japim dakortësinë tonë që në amnisti të përfshihen të gjithë protestuesit, pavarësisht kohës dhe periudhës në të cilën kanë protestuar.