Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka shprehur mirënjohje për demokratët e degës numër 6 në Kombinat, për qëndresën e të cilëve sot PD-ja ringrihet edhe më e fortë. Zoti Basha gjithashti ka uruar sukese për anëtarët e kryesisë dhe kryetarin e zgjedhur Dashnor Visha.

 

Postimi i kryetarit, Lulzim Basha:

 

Mirënjohës për demokratët e Degës 6 në Kombinat, falë qëndresës së të cilëve sot PD-ja ringrihet edhe më e fortë. Urime dhe suksese për anëtarët e kryesisë dhe kryetarin e zgjedhur Dashnor Visha, të dalë Kuvendi Zgjedhor i kësaj dege!