Postimi i kryetarit të PD, Lulzim Basha:

 

Mirënjohje për demokratët e Roskovecit, Patosit dhe Fierit, falë përkushtimit dhe qëndresës së tyre të pashembullt Partia Demokratike arriti të mbijetojë dhe të nisë ringritjen e pakthyeshme.

Ne jemi në gjendje për të prezantuar një politikë me fytyrë njerëzore dhe këtë do ta bëjmë me njerëzit e duhur, që besojnë te vlerat dhe parimet.

Urime dhe suksese të përzemërta anëtarëve të kryesive dhe kryetarëve të zgjedhur me votën e demokratëve nga Kuvendet e Degëve Fier, Roskovec dhe Patos.

Eriselda Çelaj,Syrja Misiraj dhe Shezai Sinanaj janë shembuj të qëndresës dhe figura me integritet, me të cilët PD-ja do të fillojë punën për t’u shndërruar sa më parë në një alternativë për njerëzit.