FJALA E KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË, LULZIM BASHA, NË KONFERENCËN ME GAZETARËT

 

Ka qenë një javë shumë intensive, me zhvillime të cilat kanë kapluar televizionet dhe vëmendjen e medias, por zhvillime të tjera edhe më të rëndëishme kanë mbetur pa u pasqyruar dhe pa u shpjeguar para qytetarëve në këndvështrimin tim dhe të Partisë Demokratike. Nga këto do të veçoja tre me rëndësi të madhe për interesin kombëtar dhe interesin publik. Dhe dua t’I trajtojë ato shkurtimisht përpara se t’I kalojë fjalën përfaqësuesve të medias, për pyetjet në lidhje me ato dhe zhvillimet e tjera që mund të kenë.

Gjatë javës që po lëmë pas, është përvijuar edhe më qartë kërcënimi që I paraqitet paqes dhe stabilitetit në rajon dhe në veçanti sa I takon interest tonë kombëtar, Kosovës nga revanshizmi I Serbisë nën dogmën e botës sërbe. Hapi I fundit padiskutim mbetet sulmi terrorist në Banjskë akoma I pahetuar. Por ajo që po vlon në Beograd dhe në qendrat e vendimmarrjes të aparatit ushtarak dhe të sigurisë të Serbisë sipas deklaratave të lidershipit politikë serb, është armatosja dhe përgatitja e Serbisë për një konjekturë të volitshme politike, revansh në Ballkan e në veçanti në Kosovë. Natyrisht Republika e Kosovës, institucionet e saj por edhe partnerët tanë strategjikë, I kanë bërë të qarta qëndrimet e tyre jo vetëm me fjalë, jo vetëm me mesazhe jashtëzakonisht të qarta siç ishin mesazhet e ish kryeministrit dhe ministrit aktual të punëve të jashtme të Britanisë së Madhe, Davide Camerun gjatë vizitës së tij të parë këtë vit që bëri pikërisht në Prishtinë, por edhe me vepra siç janë angazhimet e partnerit tjetër strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të përditësuar dhe forcuar kapacitetet mbrojtëse të Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës.

Ndërkohë që në Tiranë nuk dëgjohet gjë tjetër përveçse kukuvajkave të mëngjesit te kryeministria apo te Kuvendi dhe kukuvajkave të darkës, e dini ju se ku. Asgjë për interesin kombëtar, asgjë për sigurinë kombëtare. Natyrisht kjo është simptomë e një klase politike të shkëputur totalisht nga interesi kombëtar, siç është e shkëputur nga interesi i qytetarëve shqiptarë. Duan ta mbajnë të mbërthyer debatin tek lojërat me porta të vogla, të cilat janë ndërtuar për interest e tyre personale, kryesisht të këtij që është në pushtet dhe që bën edhe teatrin me regji të zhvillimeve pseudo politike të javës. Çfarë zhvillimesh pseudopolitike e kam fjalën? Për ato të cilët nuk marrin parasysh asgjë në lidhje që është kaq shqetësuese siç është siguria kombëtare dhe siguria e Kosovës, për atë që nuk kanë asgjë parasysh sa I takon interest të shqiptarëve lidhur me ekonominë, me emigracionin masiv, me pamundësinë për të përballuar jetesën me pagat aktuale, me zhvatjen që I bëhet vendit me një paketë buxhetore më të lartën në 33 vite, por e cila nuk pikon asgjë tek shtresa në nevojëm, tek fermeri shqiptar, tek pensionistët, përkundrazi merr më shumë nga shtresat e mesme, nga profesionistët e lirë dhe nga shtresat e tjera.

Po të kthehem dhe një herë tek çështja kryesore. Sigurisht që kjo është një përgjegjësi që I takon sigurisë, pork jo nuk do të thotë që opozita të mos bëjë detyrën e vet. Së pari të konstatojë zero interes dhe përkrahje përveç fjalëve të bukura në drejtim të Kosovës dhe së dyti të bëjë atë që ka në dorë. Dhe opozitra ka në dorë jo thjesht të tregojë me gisht plagën. Të vënë para përgjegjësisë shkaktarin e kësaj plage, por edhe të kërkojë hapa aktiv për të paktën mosthellimin e kësaj plage apo shërimin e saj apo plagëve të tjera. Ndaj ditën e hënë Partia Demokratike do të depozitojë në Kuvendin e Shqipërisë një amendament të megabuxhetit që u kalua për 4 minuta prej 7 miliardë eurosh, me afro 1.3 miliardë euro shpenzime kapitale nga I cili do të kërkoj ndarjen, rialokimin e 50 milionë eurove, afërsisht 5 miliardë lekë të reja ndihmë ushtarake për Republikën e Kosovës. Natyrisht presim që të paktën për këtë interes esencial të sigurisë tonë kombëtare, sigurisë kombëtare të sigurisë së Kosovës dhe qëndrimit në krah me mjete modeste në krahasim me investimet që po bëjnë aleatët tanë, pres që kjo të mos bjerë debatin në nivelin e mjerueshëm të debatit politikë ku e kanë futur aktualisht protagonistët e teatrit të përditshëm. Që kjo të mos mbetet në kuadrin e propozimeve do të marrë formë ligjore. Ekspertët ekonomikë të Partisë Demokratike kanë hartuar një amendament të plotë në përputhje me informacionin e disponueshëm mbi buxhetin e vitit 2024 dhe është plotësisht e mundshme, plotësisht e arsyeshme pa cënuar asnjë interes tjetër që ky amendament të adoptohet nga Kuvendi I Shqipërisëm ne votë unanime do të thoja dhe Shqipëria të vendos një rregull të cilin kam bindjen se do të jetë i përvitshëm të kontributit me ndihmë ushtarake të Republikës së Kosovës. Si fillim ky amendament që do të depozitohet ditën e hënë, do të kërkojë alokimin e 50 milionë eurove, 5 miliardë lekë të reja, nga buxheti prej 7 miliardë eurosh si ndihmë ushtarake për Republikën e Kosovës.

Natyrisht do të kemi mundësinë ta diaskutojmë në detaje, kur them ndihmë ushtarake nuk e kam parasysh paisje të vjetra të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe as koston e trajnimit në Akademinë e Forcave të Armatosura, kam parasysh financa në dispozicion të autoriteteve të Kosovës që do t’i përdorin në diskrecionin e tyre sigurisht me aleatët e tjerë strategjikë për të përforcuar kapacitetet e tyre mbrojtëse. Me këtë hap, Republika e Shqipërisë tregon në radhë të parë, do të tregonte në radhë të parë një vetëdije të re sa i takon kursit të zhvillimeve në Ballkan dhe kërcënimit që ata bëjnë për paqen dhe sigurinë. Do të demonstronte një kujdes proporcional financiar për inetersat e sigurisë tonë kombëtare që janë të pazgjidhshme nga interest e sigurisë kombëtare të Republikës së Kosovësm sikundër do të niste një rrugëtim siç e kemi premtuar, siç e kam premtuar vet kur kemi firmosur, kur kam nënshkruar protokollin e aderimit të Shqipërisë në NATO në korrik të vitit 2008, për të mos qenë thjesht konsumues të sigurisë por edhe prodhues dhe eksportues të sigurisë, duke nisur nga siguria rajonale.

Mbetem I hapur sigurisht për të gjitha palët, duke e konsideruar këtë si një propozim që ngrihet mbi politikën e vajtushme të ditës, diçka që prek ineteresin tonë kombëtar, sigurinë tonë kombëtare për bashkëpunim me të gjithë faktorët politikë. Por një gjë është e qartë, këto janë para të taksapaguesve shqiptarë të cilat qeveria planifikon t’I marrë me mënyra dhe forma të ndryshme t’I destinojë sipas asaj që ka paraqitur në megabuxhetin e 2024-ës pa debat për shkak të teatrit të dhjetorit. Por janë paratë të taksapaguesve shqiptarë. Kështu që interesi I taksapaguesve shqiptarë, është interesi shqiptarë që një pjesë do të thoja fare e vogël e këtyre shpenzimeve, t’i dedikohen sigurisë kombëtare të Republikës së Shqipërisë, sigurisë kombëtare të Republikës së Kosovës. Ndaj pres asgjë më pak sesa seriozitet dhe përkushtim në radhë të parë nga qeveria dhe nga I pari I qeverisë dhe së dyti nga faktorët e tjerë. Sepse patriotizëm nuk do të thotë thjesht të këndosh himnin apo të bësh shaka me ata që këndojnë himnin. As të këndosh një këngë emocionuese siç është kënga e Adem Jasharit në stadium. Patriotizëm do të thotë të jesh I gatshëm të kontribosh në mbrojtjen kombëtare dhe në mbrojtjen e Kosovës. Apo siç thonë amerikanët: “to put your money ëhere your mouth is”, që do të thotë: të vendosësh paratë ay ku ke gojën. Kur flet kaq shumë për interesin kombëtar, duhet të bësh diçka për interesin kombëtar. Kjo është çështja e parë. Amendamenti do të paraqitet ditën e hënë në Kuvendin e Shqipërisë nga Partia Demokratike. Rialokim i 50 milionë eurove në zërin kontribut për ndihmë ushtarake ndaj Republikës së Kosovës.

Çështja e dytë, pëpara se të kalojmë tek çështja e ditës që është Reforma Zgjedhore, është tentative e Edi Ramës dhe e Partisë Socialiste në shkollën më të keqe të paraardhësve të tyre rumunë, për t’i prerë krahët SPAK-ut dhe Reformës në Drejtësi. Tani që Reforma në Drejtësi po fillon të jap rezultat, tani që SPAK-u po fillon të godas pandëshkueshmërinë historike të korrupsionit të kësaj qeverie, qeveria ka nxjerr nga syrtarët një qasje, siç e thash është provuar dikur në Rumani ku ishte i njëjti proces për të kontrolluar dhe godiyur SPAK-un dhe Reformën në Drejtësi përmes një komisioni të ashtuquajtur të të drejtave të njeriut që shkelen nga institucionet e drejtësisë. Natyrisht do të doja që ky informacion të jetë I gabuar. Mirëpres dhe dua të përgënjeshtrohem për këtë informacion. Por nëse ky informacion nuk është I gabuar, nëse një çështje e tillë është diskutuar hiç më vonë se këtë javë në nivelet e larta të politikëbërësve socialistë, atëherë dua t’i sigurojë ata, së pari publikun shqiptarë dhe së dyti dhe ata që Partinë Demokratike do ta kenë 100% në bllok kundër një iniciative të tillë. Partia Demokratike është i vetmi formacion sot në Shqipëri që jep mbështetje pa kushte për SPAK-un. Siç e kam thënë herën e fundit, jo se SPAK-u është perfekt, jo se reforma në drejtësi është perfekte, por se është shansi I vetëm në 33 vite për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë që është një parakusht për ta drejtuar Shqipërinë drejt perëndimit, drejt futjes në Bashkimin Europian. Ndaj, manovrat nuk janë ndalur asnjëherë. Në qoftë se një manovër e tillë po mendohet nga partia në pushtet, për t’iu kundërvënë fuqisë goditëse të SPAK-ut dhe institucioneve të tjera të drejtësisë, mund të llogarisin në kundërshtimin e hapur dhe të gjithanshëm të Partisë Demokratike. Roli I parlamentit nuk është t’i mbivendoset Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion. Roli i politikës nuk është t’i diktojë drejtësisë. Drejtësia duhet të bëjë punën e vet, roli I vetëm I politikës është që të jetë në dispozicion të drejtësisë.

Çështja e tretë është Reforma Zgjedhore. Teatri i Reformës Zgjedhore që me ndihmën edhe të regjizorit të kësaj shfaqjeje Edi Ramës, ka marrë dimensione qesharake gjatë kësaj jave. Së pari dua t’u drejtohem shqiptarëve dhe pastaj natyrisht edhe përfaqësuesve të medias do kenë shansin të kontribuojnë në këtë debat.

A keni dëgjuar këtë javë të dashur qytetarë shqiptarë ndonjë pyetje drejtuar aktorëve të tjerë politikë nëse janë pro listave të hapura apo kundër listave të hapura? Nëse janë për votimin elektronik apo kundër votimit elektronik. Nëse janë për Shqipërinë një zonë elektorale apo jo për barazinë e votës? Nëse janë për votën e diasporës apo jo?

Jo, ky debat nuk ka ndidhur këtë javë. Dhe të thuash që ky debat nuk ka ndodhur gjithë këtë javë, është një koecidencë, është tepër e bukur për ta besuar. Debati është zhvendosur pothuajse përdhunshëm në lloj lloj temash të tjera se s’dua të përdor gjuhë nënçmuese as paragjykuese, por jo në thelbin e interest të shqiptarëve. Arsyeja është fare e thjeshtë, ka një komplot. Ka një komplot duke nisur nga Edi Rama dhe partia socialiste dhe të tjerët të cilët bëjnë sikur shahen ditën, por natën bëjnë pazaret që mos ta keni listën e hapur. Që kandidatët për deputetë të vazhdojnë t’i emërojnë kryetarët e partive dhe të jenë sipas emërimit nga ata që të prodhohet parlamenti i ardhshëm. Që të vazhdojnë të jenë produkt i kryetarëve të partive dhe jo produkt i votës së lirë të qytetarëve. Në funksion të këtij komploti, natyrisht krijohet ajo që quhet lojë me tym dhe pasqyra. Hapen lloj lloj debatesh të qena apo të paqena për të hequr vëmendjen tuaj nga thelbi. Është 2024-ra, janari i 2024-ës, sipas kodit zgjedhor zgjedhjet do të zhvillohen jo më vonë se në pranverën e 2025-ës. Dhe tani është koha për të angazhuar në shoqëri një debat të këtillë dhe për të marrë vendimet për një sistem zgjedhor që të paktën të garantojë në letër rregulla të barabarta loje dhe përfaqësim transparent të votës së qytetarëve. Në 24 orë pot ë bësh xhiron e mediavem duke përfshirë edhe emisionet e mbrëmjes, diskutohet për gjithçka, me përjashtim të këtyre çështjeve. Këto janë çështje esenciale të interest të qytetarëve. Ndaj, përpjekja për të na hequr nga këto çështje diku me tym dhe pasqyra, e diku me shfaqje si ajo e paradites sot, nuk do të ketë sukses. Shfaqja e sotme e paradites, ishte një shfaqje e mirëkordinuar, sikundër edhe shfaqja e para dy ditëve më parë, e burrecëve që sulmuan zonjat deputete, për të hequr vëmendjen në këto çështje thelbësore për qytetarët shqiptarë. Listat e hapura, barazia e votës që do të thotë për ne Shqipëria një zonë elektorale. J’ua kam thënë shpeshherë ne nuk do të lodhem ta përsëris aq më shumë që mesa duket e vetmja hapësirë ku mund të thuhet është këtu: një deputet në Vlorë zgjidhet me 8500 vota, në Kukës me 13500 vota, në Fier me 11500 vota, kjo nuk është barazi vote, kjo është në kundërshtim me Kushtetutën. Dhe mënyra për ta zgjidhur këtë në suazën e një sistemi proporcional për ne është Shqipëria një zonë elektorale. Kjo i jep fund edhe debatit se ku do të votojë diaspora. Do votojnë në Shqipëria një zonë elektorale, siç e ka Kosova, siç e ka në qoftë se doni Hollanda. Pra, nuk po propozojmë diçka, nuk po shpikim rrotën. Me votë preferenciale që na çon tek nevoja e dytë, tek votimi elektronik dhe numërimi elektronik, I provuar tashmë në tre palë zgjedhje. Dhe që të dyja së bashku, votimi elektronik dhe Shqipëria një zonë elektorale, heqin faktikisht 99% të pengesave për votën e diasporës. Pse tani? Sepse javët do të kalojnë, muajt do të kalojnë dhe pastaj do të çohet Edi Rama e do të thotë s’kemi kohë, kaloj koha. Ndaj dhe shfaqje si ajo e sotmja, edhe në mos qofshin plotësisht të koordinuara, i shërbejnë vetëm atij që nuk e do Reformën Zgjedhore. Siç dhe u shpreh. Gjithsesi, siç e tha dhe bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore dhe sekretari i përgjithshëm i partisë zoti Alibeaj, ky është një kurth të cilin nuk do të arrijnë ta fusin dot kollaj Partinë Demokratike. Nga njëra anë është përgjegjësia e Kuvendit të sigurojë kushtet për funksionimin e Komisionit të Reformës Zgjedhore dhe nga ana tjetër është mundësia për këdo që nuk sheh interesin e vet të ngusht, por sheh interesin e qytetarit shqiptar, nga ana e opozitës të ndalojë së sjelluri si një bebe e përkëdhelur që do patjetër lodrën në dorën e vet, përndryshe do të prish tavolinën dhe të vij të japë kontributin për të cilin është votuar, edhe në qoftë se është kundër listave të hapura. Dhe duhet ta themi këtu, se ky është një debat që mesa duket ndalohet në vendt e tjera, por këtu në selinë e Partisë Demokratike nuk do të ndalohet. Duhet t’i pyesni disa prej këtyre që nuk vijnë, sepse në vend të ndryshimeve në kodin zgjedhor duan ndryshime në Komisionin e Reformës Zgjedhore, ky është prioriteti i tyre. Janë për listat e hapura apo jo? Se në qoftë se nuk janë për listat e hapura është e qartë se pse duan ta prishin punën e komisionit të reformës zgjedhore, kanë të njëjtin motiv si Edi Rama. As Edi Rama nuk I do listat e hapura. Në qoftë se janë kundër listës së hapur, nderi e do ta deklarojnë para qytetarëve, ndaj kërkesa që kam ndaj medias në mënyrë më normale të mundshme, është t’i pyesni: ore ju jeni për lista të hapura? Mirë thoni çohu hoxh të ulet prifti, e çohu prift të ulet hoxha, a jani për lista të hapura? Apo jeni kundër listave të hapura? A jeni për Shqipëria një zonë elektorale apo jeni kundër Shqipëria një zonë elektorale? Na jepni pak përgjigje të thjeshta për këto qëndrime. Po të thjeshta ama, jo stërhollime, jeni për lista të hapura, apo jeni kundër listave të hapura? Në qoftë se jeni kundër listave të hapura e kuptojmë, keni të njëjtin motiv si Edi Rama, nuk e do komisionin e reformës zgjedhore. Doni t’ua fusni edhe një herë shqiptarëve bashkërisht, se nuk ju intereson asgjë më shumë sesa karrigia juaj. Në qoftë se jeni për listën e hapur, doni ta pasuronim përforconi këtë propozim, atëherë në vend që të ziheni çohu prift që të ulet hoxha, çohu hoxhë që të ulet prifti, bëni detyrën tuaj para publikut dhe para opozitës që e ka jetike si hap të parë jo të mjaftueshëm por si hap të parë, rregulla loje që garantojnë një fushë të sheshtë e cila sot nuk është e sheshtë, qartazi avantazhon partinë në pushtet. Ky është debate që miqësisht I kërkoj edhe medias, e në veçanti gazetarëve politikë të terrenit që kemi sot të pranishëm këtu, të mos e injorojmë javën e ardhshme. Po apo jo për listat e hapura? Po apo jo për votimin elektronik? Po apo jo për Shqipëria një zonë elektorale që do të thotë barazia e votës? Po apo jo për votën e diasporës? Dhe në qoftë se të katër përgjigjet janë po, atëherë duhet kaluar në veprim, se s’mjaftojnë synimet, duhet të kalojmë në veprim. Si kalohet në veprim? Edi Rama e di që me këtë kod zgjedhor nuk futet dot në zgjedhje, besoj e dini dhe ju apo jo? Sepse Gjykata Kushtetuese ka eleminuar një aspect të kodit, ku përfshihet edhe çështja e herësit. Nuk mund të kesh zgjedhje me këtë. Që ai kod të ndreqet do minimum 84 vota. Dhe që ky process t’I shërbejë interest të qytetarëve, atëherë çdo palë duhet të tregojë kartat për çfarë po luan. Partia Demokratike po luan për këto interesa: Listat e hapura, votimin elektronik, Shqipëria një zonë elektorale, vota e diasporës. Për çfarë po luajnë palët e tjera? Çfarë interesash kanë? Interesat e kujt kanë? Këtij debate gjykoj se ia vlen t’i shërbejmë të gjithë si interesi më i lartë i Shqipërisë dhe I shqiptarëve. Dhe shpresoj që do t’i shërbejnë të gjithë. Por edhe në qoftë se nuk do t’i shërbejnë, Partia Demokratike dhe unë personalisht nuk do t’i ndahemi derisa shqiptarët ta kenë të qartë se kush po bën çfarë loje.