DEKLARATA E KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA, NË KONFERENCËN ME GAZETARËT

 

Katër çështje kam për të parashtruar, që kanë të bëjnë me katër zhvillime aktuale dhe prej disa javësh. Duke filluar me aktualet, ndonëse është një çështje që shkon përtej kufijve të Shqipërisë, madje përtej kufijve të rajonit, është një çështje që lidhet edhe me Shqipërinë, natyrisht me Kosovën dhe rajonin dhe kjo është miratimi I djeshëm unanim në Komitetin për Demokraci dhe Çështjet Politike të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës I tre dokumenteve të propozuara nga unë në cilësinë e raportuesit mbi një temë për të cilën kemi raportuar gjerësisht, por që unë nuk kam pasur rastin ta diskutoj me ju apo me publikun që ka të bëjë me konfiskimin e aseteve dhe pasurive sovrane të Rusisë, të Federatës Ruse të gjendura jashtë Federatës Ruse dhe vendosjen e tyre në dispozicion të procesit të rimëkëmbjes, rindërtimit dhe në tërrësi të ndihmës ndaj Ukrainës.
Ka qenë një process I gjatë që ka nisur që vitin e kaluar, që do të vazhdojë, shpresoj pas miratimit të Komitetit politikë dhe hapat e tjera administrative të këtij procesi do t’I paraqitet asamblesë parlamentare në seancë plenare për miratim dhe do të konkretizohet në një instrument ndërkombëtar dhe në një fond ndërkombëtar, ku shtetet të cilat kanë në posedim fonde, asete, pasuri të Federtës Ruse do t’I transferojnë këto pasuri dhe pastaj do të administrohen për t’i ardhur në ndihmë Ukrainës. Qeverisë, shtetit, por dhe individëve dhe entiteteve të tjera natyrore dhe ligjore të Ukrainës.

Padiskutim që roli im si reporter nuk është thjesht dhe vetëm një titull personal. Unë jam atje si pjesë e delegacionit parlamentar të Parlamentit të Shqipërisë dhe e kam marrë këtë përgjegjësi edhe me vetëdijen e plotë se përfaqësoj atje edhe vullnetin e qytetarëve shqiptarë, madje do të thoja të shqiptarëve në Ballkan dhe kudo sa I takon qëndrimeve tona të drejta në raport me luftën, me luftën, me agresionin e Federatës Ruse, kundër Ukrainës. Vlen të theksohet që ky vendim I djeshëm vjen 24 orë pas një vendimi të ngjashëm në senatin e SHBA, ku komisioni I punëve të jashtme I senatit amerikan, ka miratuar një projektligj I cili shtron rrugën për një qasje të tillë edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjatë kësaj kohe kam qenë në koordinim të vazhdueshëm me ligjvënës dhe ekspert si në SHBA ashtu edhe me vende të BE. Dhe nga kjo pikëpamje dy janë konkluzionet kryesore që dua të ndaj sot me ju, publikun: Konkluzioni i parë, padiskutim ka të bëjë me luftën që po zhvillohet në Ukrainë që është një konflikt që shkon përtej asaj që kap syri. Nuk është thjesht një luftë midis dy shteteve, një agresori në këtë rast Rusisë, dhe një vend që mbrohet, Ukrainës. Por është një nga tre qendrat e mëdha të një konflikti të ri që përvijohet në nivel global. Dhe dy nga këto qendra të konfliktit tashmë kanë kaluar, si me thënë nga konflikt I ftohtë, luftë e ftohtë, në konflikte të nxehta, njëra prej tyre është Ukraina, tjetra padiskutim është Lindja e Mesme. Por ndarja nuk është thjesht dy palë që konfliktojnë. Ndarja është nga njëra anë janë fuqi autokratike, të cilat nuk besojnë tek demokracia, nuk besojnë tek liria individuale, nuk besojnë tek liria e shtypit, tek liritë politike, tek liritë ekonomike dhe nga ana tjetër ushqejnë ambicie revizioniste, që mos të kujtojnë këta të terminologjisë marksiste, revisionist e kam në kuptimin që duan diçka që nuk e kanë dhe që mendojnë se u takon atyre. Dhe në këtë rast kjo diçka mund te jetë territory që I takon një shteti tjetër, ndryshim kufijsh dhe në tërrësi të imponojnë një mënyrë jetese ndryshe nga mënyra e jetesës e palës tjetër, që janë demokracitë e globit. Janë vendet e NATO-s, janë demokracitë e globit nga Japonia, Australia e kudo tjetër.

Ç’ka të bëjë ky konflikt me Shqipërinë? Ç’ka të bëjë ky konflikt me interesin tonë si shqiptarë? Në një kuptim të drejtpërdrejt apo të ngusht ka të bëjë sepse mesazhi që dërgohet në një hap të tillë, është një mesazh që I dërgohet jo vetëm Putinit, apo agresorëve në këto dy qendra të konflikteve botërore. Këto dërgohen edhe në një tjetër vatër të nxehtë siç është Ballkani Perëndimor, kur në shtatortë vitit të kaluar u tentua e njëjta gjë, me të njëjtat mënyra dhe me të njëjtatat mjete, ndonëse në volume të ndryshme, siç po tentohet në Ukrainë. Dhe e kam fjalën padiskutim për sulmin të orkestruar në Banjskë, ku qëllimi ishte të imponohej me forcë një realitet I ri në terren. Një realitet I një ndarjeje faktike, I një pushtimi faktik të territorit të Republikës së Kosovës. Ndaj mesazhi që dërgojmë përmes një instrumenti të tillë, konfiskimit të pasurive që një shtet aggressor I ka në vendet e tjera, është një mesazh paralajmërimi për të gjithë agresorët kudo në botë, por edhe për agresorët potencial në Ballkanin Perëndimor.

Ky është një vlerësim I ngusht. Në vlerësim më të gjerë, padiskutim I kthehem asaj që thash edhe javën e kaluar. Renditemi apo duhet të renditemi, lypset për interesin e sigurisë kombëtare apo për interesin tonë kombëtar, të renditemi pa asnjë dilemë, pa asnjë ekuivok në krah të aleancës së vendeve demokratike, në krah jo thjesht të NATO-s, por të vlerave që NATO mbron dhe promovon. Dhe kjo lloj renditje nuk është thjesht dhe vetëm ushtarake, është në kushtet ku po zhvillohen këto ngjarje edhe ushtarake, por nuk është thjesht ushtarake. Dhe më lejoni t’iu shpjegoj se çfarë kam parasysh me këtë: Së pari, vendet e aleancës, por dhe vendet e tjera demokratike, duhet të qëndrojnë në krah të njëri-tjetrit, në veçanti në rreziqe të tilla. Dhe për Shqipërinë është e domosdoshme që të qëndrojë në krah të Kosovës. Siç po qëndron NATO përmes prezencës së KFOR-it, vendet individuale, po kështu duhet të qëndrojë dhe Shqipëria.
Ndaj siç e njoftova në takimin tonë të fundit para një jave, këtë të hënë bëra realitet dërgimin në Kuvend të një kërkese për një amendim të buxhetit, i cili në mënyrën më të përgjegjshme të mundshme propozon alokimin e 50 milionë eurove nga buxheti aktual si ndihmë ushtarake për Republikën e Kosovës. Gjatë takimeve që pata edhe me përfaqësues politikë të Kosovës Këshillin e Europës, por edhe komunikimeve telefonike, konstatova me kënaqësi që e kanë mirëpritur këtë propozim, nuk ka se pse mos ta mirëpresin. Për fat të keq java ka qenë e dominuar nga zhvillime dhe pseudozhvillime të cilat nuk I kanë dhënë mundësinë përfaqësuesve të qeverisë të shprehen mbi këtë amendament. Nuk po paragjykoj, sepse nuk dua të paragjykojm nuk dua të besoj që edhe një çështje kaq e rëndësishme do të futet në vorbullën e debatit mjeran të politikës së ditës. Por po kështu po theksoj që kjo nuk është një çështje që mund te presë pafundësisht. Është një çështje që kërkon debat, diskutim, adresim dhe shpreoj miratim të përgjegjshëm nga Kuvendi i Shqipërisë.

 

Ndaj ndonëse është një çështje që është shmangur nga deklarimet, për fat të keq është shmangur me stil edhe nga debati mediatikm dua ta rikthej sot në vëmendje sepse koha nuk pret. Dhe Shqipëria nuk mund të mbesë prapa në detyrat që ka për sigurinë e vet kombëtare dhe sigurisht për sigurinë kombëtare, integritetit territorial sovranitetin dhe mbarëvajtjen e punëve, sigurinë në Republikën e Kosovës. Ana e dytë është pak më e komplikuar. Nuk ka të bëjë thjesht me dimensionin ushtarak. Vende të cilat ka korrupsion masiv, vende të cilat nuk kanë zgjedhje të lira, vende të cilat minojnë lirinë e medias, vende të cilat rrënojnë lirinë e individit, vende të cilat shpërblejnë klientelizmin ekonomik të qeverisë dhe ndëshkojnë konkurrencën e lirë të sipërmarrjes, janë vende të cilat nuk I kontribuojnë aleancës së vendeve demokratike. Përkundrazi, sabotojnë dhe rrënojnë themelet e kësaj aleance. Dhe këtu vlen për të pyetur ku është Shqipëria? Jo thjesht nga pikëpamja ushtarake, por dhe nga pikëpamja e demokracisë, të shtetit të së drejtës, të respektimit të lirive dhe të drejtave themelore të njeriut, të konkurrencës ekonomike. Përgjigjja për këtë pyetje nga unë, nga Partia Demokratike është e qartë, por përgjigjja për këtë pyetje është po kaq e qartë edhe nga raportet authoritative ndërkombëtare, është mysybet. Në pothuajse çdo tregues, Shqipëria renditet tek të fundit. Dhe kjo përtej mangësive që Shqipëria ka në mbrojtjen kombëtere dhe sigurinë kombëtare. Përbën një shqetësim, sepse siç është thënë dhe duhet përsëritur, aleanca është si ai zinxhiri, është po aq e fortë sa hallka e tij më e dobët. Dhe Shqipëria është sot një hallkë e dobët e kësaj aleance. Përtej gjuhës diplomatike, komplimenteve et, etj, është një hallkë e dobët e kësaj aleance. Çfarë duhet bërë? Duhet bërë gjithçka për të forcuar demokracinë, duhet bërë gjithçka për të forcuar shtetin ligjor dhe për t’i dhënë fund pabarazisë para ligjit dhe pabarazisë ekonomike. Ta fillojmë me të dytën. Javën e kaluar ngritën shqetësimin se e vetmja gjë që po fillon të funksionojë sa I takon shtetit të së drejtës që është SPAK-u, tani po targetohet, po shënjestrohet nga qeveria. Pra e vetmja gjë që duket se është shkëputur nga rutina e dështimeve të njëpasnjëshme, që është SPAK-u, hetime anti-korrupsion, hetimet kundër krimit, po vihet në shënjestër nga qeveria.

Javën e kaluar ndfava me ju një informacion dhe po kështu publikisht kërkova të përgënjeshtrohem nëse informacioni ishte I pasaktë. Përgjigjja ka shtuar dyshimet në vend që t’i pakësojë ato. Qeveria ka rrefuzuar të hedh poshtë pa ekuivoke këtë informacion. E ka fshehur, e ka sheqerosur, por nuk kemi një refuzim të prerë. Dhe ky përbën një burim shqetësimi të madh jo vetëm për mua si kryetar i Partisë Demokratike dhe për Partinë Demokratike, por një shqetësim të madh për publikun shqiptarë dhe për fatin e shtetit të së drejtës ku siç e thash, e vetmja reze shprese është funksionimi I hetimeve kundër korrupsionit. Ndaj dua ta përsëris edhe njëherë fare qartë, nëse qeveria apo qeveritarë të tjerë duke filluar nga kryeministri nën ankthin e asaj që ka nisur që është vënia para përgjegjësisë ligjoretë zyrtarëve të lartë të qeverisë kanë ndërmend t’i përgjigjen me presion ndaj Strukturës së Posacme anti-korrupsion që nga niveli I hetimit i prokurorëve dhe I gjyqtarëve, atëherë duhet të llogarisin në kundërshtimin më të fortë e më të hapur të Partisë Demokratike dhe të gjithë aleatëve tanë. SPAK-u dhe Reforma në Dejtësi nuk janë perfekte padiskutim, por janë I vetmi shans që ky vend ka njohur në 33 vite për t’I dhënë fund pandëshkueshmërisë. Ndaj, për Partinë Demokratike, për mua personalisht është pa asnjë ekuivok, pa asnjë relativizim imperative mbështetja pa kushte ndaj SPAK-ut. Dhe duke thënë pa kushte, edhe njëherë, nuk është perfekt, por një mbështetje me kushte është njësoj sikur pushteti i tretë t’I kthehet parlamentit apo qeverisë dhe t’i thotë të kemi kapur në korrupsion, porn ë qoftë se nuk do të hetohesh hiq dorë nga politika, hiq dorë nga pozicioni që ke. Natyrisht që edhe kjo do të ishte e paprincipt. Pushtetet nuk janë aty që t’i vënë kushte njëri-tjetrit, që ta kontrollojnë njëri-tjetrin në mënyrë okulte, janë që të balancojnë dhe të kontrollojnë njëri-tjetrin në mënyrë kushtetuese. Dhe kontrollet kushtetuese të drejtësisë janë të plota dhe të mëshiruera në konfigurimin aktual kushtetues përfshirë dhe pushtetet aktuale të parlamentit. Parlamenti kështu siç është ka mjaftueshëm pushtete për të kontrolluar mbarëvajtjen e punës me dy pushtetet e tjera. Punë tjetër që me pushtetin ekzekutiv nuk i bëjnë dot sepse është në një noter të pushtetit ekzekutiv, ky është një mëkat I 2008-ës, I ndryshimeve kushtetuese të 2008ës, porn ë tërrësi parlamenti ka të gjitha kompetencat që I nevojiten për të kontrolluar pushtetin e drejtësisë në kuptimin kushtetues dhe nuk ka nevojë për asnjë instrument tjetër shtesë. Ta themi këtë fare qartësisht, sepse me lojra fjalësh mund të thonë jo po s’e kemi komision, jo po se kemi për SPAK-un por e kemi për institucionet e pavarura. Në qoftë se I ka kapur paniku nga hetimet e SPAK-ut ndaj korrupsionit, urimi im dhe jam I bindur që është urimi I çdo shqiptari të djatht e të majtë është: j’ua shtoftë Zoti panikun. Kush ka panik nga hetimet e SPAK-ut, j’ua shtoftë Zoti panikun, J’ua shtoftë Zoti ankthin, i lëntë pa gjumë. Por në qoftë se nuk keni panik dhe keni shqetësime të ligjshme, atëherë mënyra për ta trajtuar këtë janë brena rendit kushtetues, janë brenda Kushtetuetës. Nuk ka nevojë për të shpikur instrumenta për të qetësuar frikën, ankthin, panikun që disa kanë nga hetimet që SPAK-u ka nisur.

Tani vijmë tek komponenti tjetër që është ai I demokracisë, që ka të bëjë me Reformën Zgjedhore. Për fat të keq teatri me regji të Edi Ramës dhe me përfitues kryesor Edi Ramën, pamundësoi pjesëmarrjen fizike në komisionin e reformës zgjedhore. Por komisioni i reformës zgjedhore u zhvillua në formatin online dhe ka miratuar kalendarin për punimet apo për raundet e tjera të këtij komisioni. Thirrja ime në praninë edhe të bashkëkryetarit Alibeaj, ndaj çdokujt që nuk e ka me hile, që nuk bën lojëra personale është t’i lërë alibitë, t’i lërë lojërat personale dhe të bëhet pjesë e komisionit. Prioritetet tona janë edhe njëherë të qarta: Listat e hapura, kush merr më shumë vota ai bëhet deputet. Në qoftë se ka kryetar partish që nuk u pëlqen kjo, e them fare qartë unë nuk jam njëri prej tyre. Kush merr më shumë vota, kush çmohet nga qytetarët e vet se e gëzon këtë besim, ai bëhet deputet apo deputete. Barazi vote, jo 8500 vota për t’u bërë deputet në Vlorë dhe 13500 vota për t’u bërë deputet në Kukës. Dhe propozimi ynë për ta zgjidhur këtë pabarazi, është Shqipëria një zonë elektorale, si Kosova, si Hollanda. Votim dhe numërim elektronik. U provua në 3 palë zgjedhje që funksionoi, pati 0 vota të pavlefshme dhe numërimi elektronik shmangu ditë, javë të lodhshme me kosto njerëzore dhe ekonomike, si dhe përplasjet e paevitueshme mes kampeve që konkurrojnë në fushata zgjedhore. Dhe jo për nga rëndësia, por e fundit sepse duhet të plotësohen këto kushte vota e diasporës. Në qoftë se ka ide të tjera për këto çështje, sigurisht që duhet t’i dëgjojmë këto ide. Por debate edhe këtë javë ishte, ik Enkelejd të vij Oerdi. Ky ka qenë debate, e kuptoni sa mjerushëm! Dhe kush fërkon duart, dikush tjetër që nuk i don listat e hapura. Dikush tjetër që ka 3 palë zgjedhje që kapet nga misionet e monitorimit në shkelje të parimeve dhe parametrave elementar të zgjedhjeve.

Nuk po arrijmë dot në një devat public mbi çështjet që kanë të bëjnë me qytetarët, sepse duan ta mbajnë debatin këtu. Po kujt I bëhet vonë për emrat e përvetshëm? Kujt I bëhet vonë se ulet apo nuk ulet x në atë karrige? Njerëzit duan të shohin shpresë. Dhe që të shohin shpresë duhet që të shohin që ata kanë në duar për të ndryshuar diçka. Dhe që të shohin që e kanë në duar të ndryshojnë diçka, duhet të kenë besim tek zgjedhjet. Besim I cili është I rrënuar bashkë me pjesëmarrjen në zgjedhje dhe bashkë me rritjen e fenomeneve të tilla siç është shit-blerja e votës dhe intimidimi I votuesve. Dhe për këtë PD ka paraqitur vizionin dhe platformën e vet. Ndaj nuk duhet të humbasim kohë me qurravitje dhe me pelivanllëqe për të fshehur interesa personale. Në lojë janë interesa publike, interesa kombëtare. Është inetersi I qytetarëve shqiptarë. Dhe përpjekja për ta future këtë në një lojë me porta të vogla për inetersa personale, është e destinuar të dështojë, duhet të dështojë. Qytetarët presin nga opozita të jetë serioze në propozime dhe jo grindavece për inetersa të vogla personale.

Duke u futur edhe këtë jave, duke e reduktuar aktivitetin parlamentar në një zhurmë të pakuptimtë nga e cila pëfiton qeveria, ditën e enjte është bërë një dëm I pallogaritshëm qindar mijara familjeve shqiptare. Ku kanë kaluar 11 ligje dhe vendime pa diskutim, mes tyre edhe rialokimi I 30 milionë eurove që fillimisht ishin të destinuar për pronarët dhe që tani me këtë vendim i shkojnë ALB Control-it. I shkojnë ALB Controlit sepse ERO Control nuk paguan më, sepse ia paguan Beketit ato lekë. Ato lekë që siç e keni parë me dhjetëra herë që u betua e u përbetua Edi Rama që nuk do marrë asnjë qindarkë, miliona euro i merr Beketi nga arbitrazhi që ka fituar dhe I merr nga paratë e Shqipërisë nga Euro Control në Bruksel. Miliona euro dhe ngelet Alb Control pa para, Agjencia e Kontrollit të Fluturimeve Ajrore në Shqipëri. E çfarë bën, i heq paratë nga kompensimi i pronarëve dhe ia çon Alb Controlit, de fakto ia çon Beketit. Dhe e gjitha kjo kalon pa debat. Ky është rezultati I mjerë i mos opozitës, I bilbilave, i aksionit të dështuar që vetëm sa fuqizon Edi Ramën, e bën më arrogant, më arbitrar dhe dëmton palcërisht interest e qytetarëve, që dëmton palcërisht edhe prioritetet programore të Partisë Demokratike. E cila për herë të parë i një kohe të gjatë ka dalë me një program konkret për çështjen e pronarëve dhe për çështjen e të përndjekurve.

Për ta përfunduar, i drejtohem dhe atyre qinra mijëra familjeve që kanë 33 vite që sa partia socialiste, ish partia e punës që ua mori pronat me Enver Hoxhën, sa Partia Demokratike që u premton sa herë vjen fushata dhe ju lë me gishtë në gojë kur qeverisë, i kanë degdisur në grupin më të diskriminuar në Europë, sepse nuk gëzojnë dot një të drejtë themelore, të drejtën e dytë më të shënjtë themelore pas të drejtës për jetën, që është e drejta e pronës. Së pari dua t’u them që Partia demokratike është vetëdijësuar për fajet e rënda në raport me ju dhe të përndjekurit politikëm por meqënëse ky ligj preku drejtpërdrejtë pronarët, poi u drejtohem atyre. Dhe se misore siç është ky rialokim për të fshehur dështimin e Edi Ramës dhe faktin që nga taksat e shqiptarëve duhet t’i paguajmë 30 milionë Alb Controlit sepse ia ka marrë Euro Controli për t’ia dhënë Beketit. Dhe cinike siç po duket dhe nuk është surprizuese sepse Edi Rama e ka thënë qartë se as pronarët as të përndjekurit nuk janë prioritet I tij. Dhe s’kishit pse ta prisnit prej tyre, keni çdo të drejtë të jeni të mërzitur, të mllefosur me Partinë Demokratike që u ka dalë për zot sa herë vijnë fushatat, por u ka tradhëtuar sa herë ka qeverisëur. Dhe për këtë padiskutim nuk mund t’i ikim përgjegjësisë tonë politike, duke filluar nga unë I pari pavarësisht se nuk kam qenë në këtë portofol drejtpërdrejtë, pork am përgjegjësinë time si ligjvënës i Partisë Demokratike dhe si anëtarë I kabineteve të Partisë Demokratike.

Pronarët nuk janë një grusht kulakësh të fshehur diku siç përpiqen ta portretizojnë akoma riciklimi I filmave të kohës së dikataurës. Pronarët dhe pasardhësit e tyre përbëjnë nga 600 deri në 900 mijë qytetarë të Republikës së Shqipërisë. Moszgjidhja e çështjes së pronës është një nga sëmundjet që e mban Shqipërinë të mbërthyer në shtratin e lëngatës ekonomike dhe sociale. Çfarë dua të them me këtë? Jemi I vetmi vend në Europë ku pronari nuk i gëzohet dot pronës, nuk I gëzohet dot shtëpisë së vet, nuk I gëzohet dot tokës së vet sepse nuk ka letrat e pronës. Zgjidhja e këtij problem ndihmon jo vetëm pronarët të cilëve u është mohuar e drejta e pronës në këto 33 vite, pasi ia mori pronat komunizmi, por fut ekonominë shqiptare në shekullin e 21-të. Sot ekonomia shqiptare është në shekullin e 14-të. Sepse që atëherë Henri i 8, Francua Heopa, Karli i 5, apo Sulemajni I Madhërishëm, iu dhanë mundësinë subjekteve të tyre në Perandorinë Osmane, në Perandorinë e Augzburgëve, në Mbretërinë e Francës, në Mbretërinë e Anglisë, që pronën ta kthenin në para dhe paranë ta kthenin në pronë. Në Shqipëri kjo nuk ndodh. Ke pronë por nuk e hipotekon dot sepse s’ke letrat, s’merr dot kredi as për ndonjë mjekim apo tjetër hall lrag qoftë, as për të çuar fëmijën në shkollë as për të bërë një investim. Prandaj kush e shikon këtë vetëm si një problem të ngushtë vetëm të pronarëve, duhet të hapë sytë, e shikon shumë cekët. Problemi i pronës është problem i çdo shqiptari. Është problem I ekonomisë shqiptare, është problem i të ardhmes tonë. Zgjidhja e këtij problemi e fut Shqipërinë në modernitet, I jep fund privitimizmit që është produkt nga njëra anë I qëndrmit armiqësor të ish partisë së punës dhe një pjesë të saj nga paratia socialiste ndaj pronarëve dhe i qëndrimeve dallaveraxhiu i një pjesë jo të vogël të Partisë Demokratike gjatë kohës që ka qeverisur me idenë që do të krijonin klasën tonë të pronarëve dhe jo që të çonim pronën tek i zoti. Partia Demokratike ka nënshkruar me të gjitha shoqatat e pronarëve në vitin 2021 një dokument bashkëpunimi. Dhe dot dua ta afirmoj para qytetarëve që unë I qëndroj 100% këtij angazhimi.

Angazhimi përbëhet nga dy pjesë: pjesa e parë ku prona është e pazënë I rikthehet pronarit të ligjshëm, që këta kanë qejf t’i thonë ish pronari. Rikthim i menjëhershëm tek pronari i ligjshëm. Aty ku prona është e tjetërsuar, ndjekja e një modeli të suksesshëm sin ë vendet e tjera që kanë pasur problem të ngjashme që është kompensimi financiar me vlerë tregu. Jo me 2%, 3% shpronësimi i dytë që bëri kjo qeveri dhe e sanksionoi me ligje parlamenti e me vendime të padenja. Të gjitha këto vendime sipas angazhimit të Partisë Demokratike, timin personal me të gjitha shoqatat e pronarëve, të gjitha këto angazhime janë angazhime të cilat unë i përmbahem. Të gjitha këto ndryshime që janë bërë, janë ndryshime të cilat do të prishen. Padiskutim jeni të vetëdijshëm se sa është fatura. Ka ardhur koha që gjërat t’i themi në transparencë. Në vitin 2021 fatura përllogaritej në 7.5 miliardë euro. Jam i sigurt që sot është më e lartë sepse merret parasysh dhe inflacioni. Angazhimi që kemi pasur me pronarët është pagimi i kësaj fature në një periudhë 10-15 vite. Kjo është plotësisht e përballueshme nga një shtet i cili nuk abuzon por mirëmenaxhon ekonominë dhe taksat e shqiptarëve. Ama pagesa e kësaj fature, vetë nisja e këtij procesi dhe dhënia e besimit se çështja e pronës do të zgjidhet një herë e mirë në Shqipëri është fundi I pasigurisë që ka kapluar çdo familje shqiptare që vuan nga gjendja primitive e regjimit të pronave në Shqipëri. Padiskutim që kjo nuk është një çështje që mund të shterohet në një konferencë për shtyp. Ndaj shumë shpejt me ekspertët tanë dhe në prani edhe të përfaqësuesve të pronarëve, por edhe të tjerë ekspertm përfaqësuesve, sepse siç u thashë çështja e pronave është çështje e çdo shqiptari do të shpalosim në detaje programin tonë për pronat që nuk ka të bëjë thjesht dhe vetëm me angazhimin tonë ndaj pronarëve dhe të përndjekurve, pork a të bëjë siç u thash në futjen e Shqipërisë në modernitet dhe lënien pas të 33 viteve abuzim me pronën dhe me pronarët. Por kjo që ka ndodhur ditën e enjte është një turp, është një marrëzi, është një krim, i dyfishtë. Nga njëra anë fshihet fakti që përkundër përbetimit të tij po paguan dhjetëra milionë euro Beketit dhe nga ana tjetër këto para hiqen nga fondi i kompensimit të pronarëve. Më e dhimbshme që e gjitha kjo bëhet nën koperturën e mosfunksionalizimit, mbajtjes së parlamentit në një gjendje ku nga njëra anë pretendohet se ka mos bindje civile, por nga ana tjetër qeveria kalon çdo masë që dëshiron, edhe masa të tilla abusive. Kjo duhet të marrë fund. Dhe çfarëdo motivi të kenë pasur projektuesit e kësaj strategjie, vjen një kohë ku mjaftë është mjaftë. Strategjia nuk ka dhënë asnjë rezultat, përkundrazi është kthyer kundër, Rama është më i pushtetshëm, më arrogant, masat që merr dëmtojnë palcërisht interest e qytetarëve dhe dëmtojnë po kështu edhe transparencën publike sepse nuk i jepet mundësia opozitës të paktën të ngrejë zërin dhe të hedh hapa të tjerë në këtë drejtim, duke përfshirë këtu edhe hapat e tjerë që i mundëson ligji deri në kallëzimet penale për shpërdorimin e detyrës apo masa të tjera në këtë drejtim.

 

Data: 26.01.2024