Postimi i plotë i sekretares për gruan në PD, Taulanda Jupi:

Dita Ndërkombëtare kundër Korrupsionit e gjen Shqipërinë të renditur si një nga shtetet më të korruptuara në Europë në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit të Transparency International.
Korrupsioni është një ndër faktorët kryesorë që kërcënojnë demokracinë, një ndër shkaktarët e situatës së vështirë ekonomike, paqendrueshmërisë social -politike në vend, është shkaktari kryesor i mungesës së shpresës, prespektivës së qartë për të ardhmen dhe më e rënda i largimit masiv të të rinjve.
Lufta e pakompromis ndaj korrupsionit,
mbështetje ndaj organeve të drejtësisë, mbështetje ndaj SPAK-ut, ndëshkimi i kujtdo që ka abuzuar me pushtetin dhe besimin e qytetarëve duke i dhënë fund pandëshkueshmërisë për ndërtimin e shtetit të së drejtës, është sfida më e madhe kemi sot.
Shqipëria mund të bëhet dhe do të bëhet!
Kjo kërkon forcë dhe vullnet.Për fat të keq ky vullnet nuk gjendet tek ata që korrupsionin dhe krimin e kanë kthyer në mjetin e vetëm me të cilin dominojnë apo sundojnë realitetin politik në Shqipëri.
E pikërisht për të dalë nga ky rreth vicioz ku rrotullohemi pambarimisht prej 32 vitesh, krahas mbështetjes pa kushte ndaj SPAK-ut, VETTING-u i politikanëve është domosdoshmëri SOT, për të ardhmen që duam nesër! VETTING!