REAGIM I ZËDHËNËSES SË PARTISË DEMOKRATIKE, MIRELA KARABINA

Sali Berisha është aq mashtrues dhe gënjeshtar sa mohoi edhe njohjen me Erzen Breçanin,
edhe pse ai ka qenë në krah të tij me të gjitha format dhe mënyrat.

Kaq mjafton për të kuptuar se ai nuk ka as turp, as moral, as nuk skuqet e as nuk zverdhet.
Sepse ai është gati të bëjë gjithçka për
interesat e tij personale, të gënjejë dhe të mohojë këdo, siç dhe ka bërë.

Në këto dy vite mashtrimet dhe gënjeshtrat e tij thjesht u kanë dëshmuar shqiptarëve sa i madh është halli i tij.

Sot ky hall është dhe më i madh.

Po Sali Berisha nuk fshihet dot duke mashtruar për Lulzim Bashën, as duke kërcënuar dhe bërë presion drejtesisë.

Ai duhet të mos fshihet si burracak pas mashtrimeve të ditës, por të shkojë të dëshmojë nëse është i pafajshëm.

Aleanca e kullave dhe teatri në parlament nuk e shpëtojnë dot Sali Berishën.

Ai kurrë nuk do të mund ta marrë peng Partinë Demokratike për ta përdorur si mburojë për hallet e tij në bashkëpunim me Edi Ramën, ortakun e tij në kulla dhe kundër SPAK-ut.