Këshilltarja e Partisë Demokratike në Bashkinë e Tiranës, Enriketa Papa, ka reaguar për përmbytjet në disa zona të Tiranës nga shiu që ra sot.

Papa shprehet se Bashkia Tiranë u kujtua vetëm sot të nxjerrë skuadrat e energjencës, pasi Stuhia Ciaran shkaktoi dëme të shumta.

Sipas saj, nesër parashikohet mot i keq dhe situata sot në kryeqytet kërkon asistencë dhe vëmendje për qytetarët, ndërsa Bashkia Tiranë nuk ka një plan emergjencash.

Postimi i plotë:

Bashkia Tiranë u kujtua vetëm sot të nxjerrë skuadrat e energjencës, pasi Stuhia Ciaran shkaktoi përmbytje dhe dëme të shumta.

Qytetarêt e Tiranës u gdhinë sot, pa asnjë paralajmërim mbi stuhinë dhe rrebeshet e shiut. Kryebashkiaku Veliaj u shkujdes të paralamëronte qytetarët dhe bisneset mbi masat e emergjencës dhe gatishmërinë e infrastrukturës së bashkisë për të ndihmuar qytetarët, grupet në nevojë, shkollat, kopshtet, çerdhet, bisneset.

⚠️ Dhe nesër parashikohet mot i keq dhe situata sot në kryeqytet kërkon asistencë dhe vëmendje për qytetarët dhe bisneset e prekura nga dëmet e shkaktuara.

⚠️ Bashkia Tiranë nuk ka një plan emergjencash.

⚠️ Nuk ka një plan evakuimi për rastet e emergjencave.

Këshilltarët bashkiakë të Partisë Demokratike kanë qenë në terren, duke asistuar qytetarët dhe evidentuar dëmet, nevojat e qytetarëve, bisneseve për t‘i raportuar në Këshillin Bashkiak dhe kërkuar masa mbështetëse për çdo njësi administrative.