Nënkryetari i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku, përmes një postimi në facebook ka reaguar për veprimet e sotme të deputetëve të Rithemelimit.

Çollaku shkruan se një opozitë që kacavirret nëpër dritaret e parlamentit, është opozita që i duhet Edi Ramës.

Ai gjithashtu thotë se një opozitë e tillë i fal Ramës mandatin e katërt, dhe ky nuk është krim vetëm ndaj demokratëve por dhe ndaj rithemelisave, dhe me gjerë akoma, një krim ndaj Shqipërisë.

Reagimi i plotë:

Nje opozite qe kacavirret neper dritaret e parlamentit ,eshte fix opozita qe i duhet Edi Rames.

Nje opozite qe me kaq shpejtesi mbledh kaq refuzim qytetar rreth vetes,eshte fix opozita qe i duhet Edi Rames.

Nje opozite qe per Kosoven bashkon voten me “argatin e Vucic”,por per karriget e ofiqet e veta permbys parlamentin,eshte fix opozita qe i duhet Edi Rames.

Nje opozite e tille ,nuk eshte Opozita qe permbys Ramen.

Nje  opozite e tille i fal Rames mandatin e katert, dhe ky nuk eshte krim vetem ndaj demokrateve por dhe ndaj rithemelisave,dhe me gjere akoma, nje krim ndaj Shqiperise.

Ndaleni kete marrezi,perfituesi i vetem i dhunes ne parlament eshte Edi Rama.

Humbesi i vetem prej dhunes ne parlament eshte Opozitarizmi.