DEKLARATË E PLOTË E NËNKRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE,  KRESHNIK ÇOLLAKU

 

Në fakt jam i detyruar të dal publikisht e të sqaroj opinionin publik dhe qindra mesazhet e shqetësuara dhe të irrituara që po marrë nga mbështetësit apo votuesit e mi lidhur me incidentin e turpshëm i cili ndodhi sot në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë. Unë jam njeri që jam aangazhuar 30 vite në politikë. S’kam preferuar dhe nuk preferoj të flas për vete, por mbase sot është dita. Jam një ndër studentët e dhjetorit 1990. Unë jam një ndër 723 studentët e grevës së urisë së shkurtit të 91-it. Jam themeluesi i Partisë Demokratike, jam një ndër drejtuesit e forumeve rinore të Partisë Demokratike që në vitin 97 mes armëve dhe rebelimit komunist, me rrezikun e jetës, përpiqeshim të organizonim rezistencë duke u futur deri në Universitetin e Vlorës në ato kushte ku jeta nuk ishte e sigurtë. Jam njeri që kam mbrojtur pikpamjet e mia në Partinë Demokratike, kam dashur një Parti Demokratike europiane, të reformuar, nuk kam pasur asnjë lloj pengese për t’i mbrojtur këto ide, të debatoj, të përplasem, të reflektoj mbi to, të gjej forcën për t’u ribashkuar. Kam zhvilluar fushata elektorale kur nuk bliheshin vota, por kur sipër kokave kërcënonin automatikët dhe plumbat në mes të Tiranës dhe të gjithë Shqipërinë. Jam njeri i cili kam pak prpfesione në jetë. Prej 20 vitesh kam dhënë dhe jap mësim si pedagog në Universitetin e Tiranës që kur kam mbaruar studimet. Përveç kësaj, kam një eksperiencë të shkurtër por shumë të rëndësishme si diplomat, zëvendës ambasador i Republikës së Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Jetën time e kam bazuar në punën time, familjen time siguruar nga puna jonë e përditshme dhe angazhimi politik ka qenë konstant. Angazhimi më i fundit prej dy vitesh, kam mandatin e deputetit të qarkut Dibër, me një votë që jashtëzakonisht më bën krenar dhe detyrues karshi atyre njerëzve. E kam besuar politikën gjithmonë si mision, si përpjekje e njerëzve të arsyes, të mendjes, të idealeve për të ndryshuar për mirë diçka. Për të ndryshuar për mirë vendin.

 

As në dhjetor të 90, as në shkurt të 91, as në 97 e tmerrshme kurrë nuk e kisha imagjinuar dhe ua them siqerisht kurrë nuk e kisha imagjinuar që mund të gjendesha në situata të tilla të ngjashme që u ndodha sot në Komisionin për Çështjet Europiane, në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë. Unë jam anëtar i Komisionit për Çështjet Europiane, një anëtar që përpiqem të jem aktiv në kontributin tim në jetën parlamentare si një individ që kuptoj rëndësinë e jashtëzakonshme që ka integrimi europian për Shqipërinë dhe sidomos në mënyrë më specifike për brezin tim, brezin e studentëve të 90-ës që filluan lëvizje të jashtëzakonshme për të bërë Shqipërinë si gjithë Europa. E sot unë jam ndjerë krenar që kam pasur mundësinë të kontribuoj modestisht por me shumë pasion që procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, të afrohet dita ditës. Sot unë kam marrë pjesë në një mbledhje të Komisionit për Çështjet Europiane, i cili siç e dini drejtohet ndër të paktët komisionet që drejtohet nga opozita, nga kryetarja, mikja ime Jorida Tabaku. Kam marrë pjesë si i ftuar nga kryetarja e komisionit zonja Tabaku në mënyrë të përsëritur dhe gojarisht dhe me shkrim. Vajta të marrë pjesë në një mbledhje të thirrur nga kryetarja e komisionit. U gjenda në sallë në një situatë surprizë. Mbledhja drejtohej nga nënkryetarja e komisionit dhe të pranishëm në sallë ishin kolegë dhe ish kolegë të mi të djathtë të cilët nuk janë anëtar të komisionit. Kjo as nuk më shqetësonte dhe as nuk vura re ndonjë problematikë në këtë mes. Për shkak të rëmujës dhe të kontestimeve, në një pjesë të drejta, të cilat unë i mbështes në kauzën e dhe pretendimin e një pjese të opozitës për mbkedhjen e Komisioneve Hetimore Parlamentare, është një e drejtë e jona. Unë jam bashkëfirmëtar në shumë kërkesa për ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare, është një gjë që është e drejtë e opozitës, kështu që nuk më ndante asgjë në thelbin e kërkesës të kolegëve të mi. Po për shkak të zhurmës nuk arrita dot seancën e komisionit për të dëgjuar ministren për çështjet e integrimit, nuk arrita dot t’i thoja dhe që mendoj që ky është dëmi më i madh që i bëmë sot atij debati, nuk arrita dot t’i thoja se Shqipëria dhe qeveria e Edi Ramës është përgjegjëse kryesore për vonesën e rëndimit të hapave të Shqipërisë drejt plotësimit të kërkesave për integrim në Europë.

 

Doja t’i thoja se pavarësisht fjalëve të bukura, shkak kryesor është qeveria e Edi Ramës. Madje përgjegjësin e kishim dhe në komision, që po dëshmonte në krah të ministres. Një ish ministër të qeverisë së Edi Ramës, Ilir Beqja i cili duhej të ishte kontigjent i SPAK-ut sot, na u shfaq në komision dhe fliste për suksesin e qeverisë Rama drejt procesit të integrimit. Pikërisht doja ta pyesja zotin Beqja me çfarë kurajo paraqitej në komisionin e integrimit për të mbrojtur apo justifikuar rrugën e Shqipërisë drejt procesit të integrimit. Kur dihet qartësisht se pengesat kryesore të qeverisë Rama, është pikërisht korrupsioni i nivelit të lartë, i zyrtarëve dhe i ministrave të tij. Dhe njëri nga ata e kishim dhe në sallë. Po për shkak të zhurmës së krijuar bga kolegët e mi, nuk arrita dot t’i them këto fjalë në komision dhe në sy të zotit Beqja. Po sikur e gjitha kjo të mos mjaftonte, në të dalë të mbledhjes së komisionit u ballafaqova me një ngjarje e cila duke parë gjithë historikun tim që nga dhjetori i 90-ës, ditën e parë të angazhimit tim në politikë, më turpëron si qytetar i këtij vendi, si student dhjetori, si anëtar i Partisë Demokratike, si deputet. Më turpëron me skenën me të cilën u përballa. Me një sulm të pakuptimshëm dhe të paarsyetueshëm verbal që pastaj përfundoi dhe me goditje fizike, një ish kolegu im, deputet që deri dje kemi qenë, mendoja se ishim të paktën në kauza të përbashkëta dhe pse jo në prejaedhje apo në formate të përbashkëta, realizoi një skenë e cila mendoj që turpëron çdokënd, çdo deputet të këtij parlamenti. Unë e kuptoj se çndodh. E kuptoj se ka një vullnet për të heshtur opozitën. E kuptoj se akuzat tona karshi kësaj qeverie duan të heshten. E kuptoj që ka një aleancë për të heshtur, siç ndodhi në seancën për rezolutën e Kosovës, ju e dini. “Argat i Vuçiç, argat i Vuçiç” 10 vite, dhe pastaj bashkuan votat me argatim e Vuçiçit për të heshtur për Kosovën. Për të kaluar një rezolutë që edhe Vuçiç vet do ta votonte. Unë e kuptoj që ka një aleancë të tillë, ka një përpjekje të tillë. Nuk është çështja dhe shqetësimi im politik. Shqetësimi im politik është njerëzor, se si mund të degradojë deri në këtë pikë, në këtë nivel jeta parlamentare. Unë si një ish pedagog, një ish diplomat, si një djal i rritur në këtë qytet dhe besoj kushdo si unë pavarësisht bindjeve majtas apo djathtas, duhet të ndihet i fyer nga kjo skenë, pasojë e së cilës në mënyrë totalisht të pa dashur përfundova unë. Megjithatë dua t’ju them të gjithëve, qoftë atyre që humbasin arsyen dhe dinjitetin e tyre personal dhe shkojnë e lejojnë veten deri në këtë nivel, qoftë atyre në pushtet që fërkojnë duart kur opozitës në parlament ose çdo lloj deputeti opozitar në parlament i mbyllet goja me këto forma, dua t’u them se e kanë bërë llogarinë gabim. Të paktën sa më përket, e kam vënë veten në sprova të vështira në 30 vitet e angazhimit politik. Përveçse zhgënjimit, trishtimit, askush nuk do të mund të më pengoj mua të them ato që mendoj, si i mendoj dhe t’i drejtoj kujt të dua dhe kë vlerësoj që janë objekt i kritikës apo opozitës time.

 

Unë mendoj që kjo sot është ditë që turpëron parlamentin. Nuk më shqetëson, nuk më tremb, por sigurisht më motivon më shumë të komunikoj me njerëzit në çdo cep të Shqipërisë. Që të ndihmojmë ata njerëz, ata votuesit tanë, të cilët mendojnë djathtas apo majtas, mendoj se parlamenti është institucion i rëndësishëm i këtij vendi. Të mendojnë mirë kur shesin apo kur falin vota, të mendojnë mirë se me votën e tyre vijnë njerëz në parlament që kanë në dorë fatet, përgjegjësitë, ligjet e këtij vendi. Ngjarja e sotme është një apel se njerëzit kur votojnë, duhet në radhë të parë të zgjedhin njerëzit e pastaj partitë. Duhet të zgjedhin të vërtetat e pastaj miqtë apo aleancat. Ky është meazhi që doja t’u dërgoja sot. Gjithë miqve që më shkruajnë t’iu them që nuk jam i shqetësuar, kam parë shumë e më keq në këto 30 vite politikë. I thellë është zhgënjimi, i thellë është trishtimi dhe shpresoj që ky rast të shërbej që histori të tilla mos të përsëriten më kurrë. Ju faleminderit!