Deputetja e Partisë Demokratike, Eralda Tase, ngriti disa pyetje në lidhje me ngjarjen e rëndë në një kopsht privat në Tiranë ku pak ditë më parë u dhunua barbarisht një vajzë 3-vjeçare.

Zonja Tase shpreh mbeshtetjen ndaj prindërve të vogëlushes dhe ndaj vajzës për të cilën Iiuron ta harroj si episod dhe të ketë jetë sa më të gjatë, me shendet dhe e rrethuar me sa më shumë dashuri.

 

DEKLARATË E DEPUTETES SË PARTISË DEMOKRATIKE,  ERALDA TASE BANO

 

Të nderuar qytetarë,

Ngjarja tronditëse e ndodhur disa ditë më parë në një kopësht privat na ka tronditur të gjithëve. Si nënë e dy femijëve, nuk kam fjalë dhe ndjej keqardhje për gjithë situatën. Dua të shpreh mbeshtetjen time ndaj prindërve të vogëlushes dhe ndaj vajzës për të cilën shpresoj që ta harroj si episod dhe të ketë jetë sa më të gjatë, me shendet dhe e rrethuar me sa më shumë dashuri.

Si një qytetare dhe perfaqesuese e tyre, këroj zbardhjen deri në detaje të kësaj situate aspak normale. Kam pritur derisa të dilnin të gjitha detajet, për të pasur një panoramë më të qartë të dinamikave, të kësaj situate që çdo ditë e më shumë po nxjerr në pah detaje të cilat sic kanë thënë dhe koleget e mia, bëhen vetëm në filma dhe mesa duket kjo ngjarje duhet të futet në zhanrin e filmave horror. Nga kjo ngjarje dalin shumë pikëpyetje të cilat mendoj se duhet të kenë përgjigje për të gjithë qytetarët. Duhet dhënë përgjigje sesi ka mundësi të ndodhë që në qënder te Tiranës, në qëndër të Bashkisë Tiranë që del dhe flet vazhdimisht për arritjet dhe për ndërtimin e kopshteve të reja, të lulëzoj një kopësht pa licensë?

Si ka mundësi që i shpëetoi gjithë zinxhirit shtetëror, Inspektoriatit shëndetësor, tatim-taksave, AKU?

Si ka mundësi që vetëm 500 metra larg një komisariati të ndodhin episode dhune të tilla të cilat nga të dhënat që po dalin në dritë, nuk janë raste të izoluara në këtë të ashtëquajturin kopsht fëmijësh?

Janë marrë në pyetje dy efektivë policie që kanë fshehur këtë rast dhune, edhe pse prindërit e kanë denoncuar rastin në datën 2 nëntor. A janë ata të vetmit që kanë gisht në këtë gjë? Si ka mundësi që policia bëhet palë me agresorin dhe nuk ndihmon qytetarët për të cilët dhe kanë një detyrë për ta bërë. Nga të dhënat që zotëroj, pronarët e kopshtit kanë lidhje të drejtpërdrejtë me policinë e shtetit, duke pasur shpatullat e ngrohta. I bëj thirrje prokurorisë që të thellojë hetimet dhe ti shkojë deri në fund kësaj rrjete kriminale që ka zënë policinë tonë pasi cdo vonesë dhe çdo mosreagim është në kurriz të qytetarëve.

Si ka mundësi që Drejtoresha e një institucioni të mbulojë punojëset e veta për dhunë të përsëritur dhe të mos marrë asnjë masë ndaj këtyre njerëzve që duhet të dëbohen për jetë nga kontakti me institucione që kanë të bejnë me fëmijët?

Si ka mundësi që policia bashkiake e Tiranës që nuk ka lënë arka banane pa kapur në trotuaret e Tiranës, i shpëton një instutucion pa leje për të ofruar këtë shërbim? Apo leja vlen vetëm për ata që shesin banane dhe mistra të cilët as nuk rrezikojnë jetë fëmijësh por duan vetëm të sigurojnë bukën e gojës?

Si ka mundësi që Ministria e Arsimit nuk ka pasur djeni që ky kopsht ka qënë pa leje? Apo kur janë fëmijë të vegjel i dhunojmë dhe më pas kur rriten dhe bëhen studentë i mbajmë me zor dhe peng këtu? A është kjo ajo që duam të lëmë si pasuri brezave që vijnë?

Këto raste nuk janë të izoluara. Çfarë masash janë marrë për ti ndaluar këto episode? Janë bërë kopshtet si banda kriminale që mesa duket asnjë institucion nuk e di se ku rrinë dhe çfarë bëjnë.

Këto janë pyetje që kërkojnë përgjigje sa më parë dhe nuk janë pyetje që më vijnë vetëm mua ndërmend por janë pyetje që ka çdo qytetar në këtë vend.