Deputeti i Partisë Demokratike, Arbi Agalliu, ka denencuar sërish djegien e mbetjeve nga Bashkia e Vlorës.

Në një postim në Facebook, Agalliu ka shpërndarë disa foto nga tymi që ka mbuluar qytetin. Ai gjithashtu shorehet se se kjo nuk është vetëm ndotje por mbi të gjitha shkak për sëmundjet kancerogjene dhe respiratore, ndërsa askush nuk mban përgjegjësi.

Postimi i plotë:

Ç’të thuash më???

-Vijon të digjen plehrat në mes të qytetit! Jo vetëm ndotje por mbi të gjitha shkak për sëmundjet kancerogjene dhe respiratore.

-Askush dhe asnjë nuk mban përgjegjësi.