Kryetari i PD, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim edhe me banorët e njësisë administrative Allkaj në Lushnje. Situata e vështirë ekonomike ishte problemi që u diskutua, ndërsa sipas Bashës në kushtet e një rritje të madhe të çmimeve, shumë familje nuk përmbushin as nevojat jetike për ushqim.

Postimi i plotë:

Me banoret në Njësinë Administrative Allkaj, Lushnjë – biseduam për situatën ekonomike në vend.

Në kushtet e një rritje të madhe të çmimeve, shumë familje nuk përmbushin as nevojat jetike për ushqim. 1/3 e shqiptarëve jetojnë me rreth 5 dollarë në ditë, duke e renditur Shqipërinë në vendin më të varfër të rajonit.

Politikat aktuale kanë bërë që pasuritë e shumta të vendit, të kthehen në të mira materiale për një grup njerëzish në lidhje me qeverinë.

Shqipëria ka nevojë për ndryshim për ta bërë jetën e shqiptarëve më të mirë – për të hapur vende të reja pune, për t’u dhënë të rinjve tanë një të ardhme më të mirë këtu në vendin tonë.

Shqipëria ka mundësi pa fund, thjesht duhet që ato të shndërrohen në mirëqenie për qytetarët tanë. Ky është synimi i Partisë Demokratike, për këtë ne po diskutojmë dhe bashkëpunojmë me ekspertë të njohur dhe qytetarët shqiptarë.

#nëshërbimintuaj #partiademokratike