Gjatë qëndrimit në qytetin e Klosit, kreu i PD, Lulzim Basha, është takuar edhe me fermer të zonës, të cilët i kanë shprehur kryedemokratit shqetësimet për mungesën e subvencioneve, largimin e të rinjve dhe mungesën e investimeve.

Basha shorehet se siç çdo sektor tjetër, korrupsioni ka prekur edhe bujqësinë. Sipas tij, Babëzia e kësaj qeverie, nuk kurseu as fondet e BE-së, që në vend që të shkojnë për fermerët, kanë shkuar për restorante, vila e resorte për qeveritarët dhe klientët e tyre.

Postimi i plotë:

Me fermerët në fshatin Kurdari, bashkia Klos, bisedova për problemet e shumta të sektorit të bujqësisë.

Dëgjova me vëmendje shqetësimet për mungesën e subvencioneve, për largimin e të rinjve, për mungesën e investimeve.

Siç çdo sektor tjetër, korrupsioni ka prekur edhe bujqësinë. Edhe ajo pak mbështetje për fermerët u jepet vetëm atyre që kanë lidhje më pushtetin.

Babëzia e kësaj qeverie, nuk kurseu as fondet e BE-së, që në vend që të shkojnë për fermerët, kanë shkuar për restorante, vila e resorte për qeveritarët dhe klientët e tyre. Për Partinë Demokratike, bujqësia është një nga sektorët prioritarë që kërkon vëmendje dhe mbështetje financiare nga qeveria.