Pas takimeve më qytetin e Fierit, kryetari i Partisë Demokratike,  Lulzim Basha,  ishte sot dhe në fshatin Buzë Madh, njësia administrative Cakran, ku bisedoi me fermerët e kësaj zone të cilët si në të gjitjë Shqipërinë, vuajnë pasojat e korrupsionit, rritjes së çmimeve dhe mungesës së mbështetjes nga shteti. Sipas kreut të PD,, korrupsioni është i përhapur kudo dhe po shkatërron dhe sektorin e bujqësisë. Edhe fondet e BE që ishin në mbështetje të fermerëve përfunduan te klientët e zakonshëm të qeverise për të ndërtuar restorante e vila në komplekset luksoze.

Postimi i zotit Basha:

“Me banore të fshatit Buzë Madh në Njësinë Administrative Cakran biseduam për problemet që ka sot sektori i bujqësisë.

Rritja e çmimeve, mungesa  e mbështetjes, rënia e fuqisë blerëse, i ka vendosur fermerët shqiptarë në kufinjtë e mbijetesës.

Korrupsioni i përhapur kudo po shkatërron dhe sektorin e bujqësisë.

Edhe fondet e BE që ishin në mbështetje të fermerëve përfunduan te klientët e zakonshëm të qeverise për të ndërtuar restorante e vila në komplekset luksoze.

Pezullimi i granteve të programit IPARD, tregon makutërinë e kësaj qeverie, që abuzon edhe me fondet e BE-së, duke lënë në mëshirë të fatit fermerët e ndershëm të këtij vendi

Shqipëria ka mundësi pa fund, PD po punon që ato të shndërrohen në mirëqenie për qytetarët tanë.”