Kryetari i Partisë Demokratike,  Lulzim Basha,  i është rikthyer turit të takimeve me qytetarët në të gjithë vendin.

Basha me një postim në Facebook,  është shfaqur në Lin të Pigradecit në një takim me banorë të zonës buzë liqenit.

“Përshëndetje të gjithëve nga Lini”, – shkruan Basha krahas fotos.

Kreu demokrat do të jetë sot në disa zona të Pogradecit ku do të zhvillojë takime e biseda me qytetarë e sipërmarrës, në kuadër të turit të tij në të gjithë Shqipërinë.