Anëtarët e Paartisë Demokratike në Këshillin Bashkiak të Tiranës, kanë qenë tek pallati 10 katësh te Rr. e Kavajës në Tiranë që u përfshi nga flakët.

Në një prononcim nga vendi i ngjarjes, anëtarja Enriketa Papa ka falenderuar zjarrëfikësit për shuarjen e zjarrit, ndërsa shprehet se kjo situatë vjen nga neglizhimi i bashkisë për të kërkuar masat e sigurisë në ndërtimet e shumta që kanë mbytur Tiranën.