DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE,  SEKRETARI PËR MARRËDHËNIET ME PUBLIKUN, EDVIN KULLURI

Situata e rënduar e sigurisë publike gjatë ditëve fundit, ku kanë humbur jetën tre persona dhe plagosur katër të tjerë ka trazuar sërish opinionin publik. Për shkak të humbjes së besimit tek organet ligjzbatuese, individë që mbartin konflikte të ndryshme e kanë gjetur zgjidhjen tragjikisht tek vetëgjysia. Krimet e paralajmëruara në zona të ashtuquajtura të  “nxehta” me konlikte të njohura për Policinë e Shtetit tregojnë dhe një herë se zgjidhja nuk ka qënë ligji por vetëgjyqësia.

Qeveria shqiptare pëmes ndryshimit të Ministrit të Rendit nuk po arrin dot për të disatin vit rradhazi ti përgjigjet situatës së rënduar kriminale në vend. Jemi sërish në të njëjtat kushte kur Policia e Shtetit është e paaftë në parandalimin e ngjarjeve të rënda kriminale, sa për shkak të energjive të cuara dëm në propagandë të Taulant ballës, aq edhe për zinxhirin e këputur të zotërimit të informacionit në komunitet.

Është e qartë se krimi nuk luftohet as me aktrimet e dobëta të Ministrit të Rendit, as me kërcënime boshe e aq më tepër duke rikthyer në nivelet drejtuese të Policisë së Shtetit oficerë të implikuar në hashashizimin e vendit në vitet 2014-2016.

Ndërkohë që Policia e Shtetit dhe prokuroritë e gjykatat e rretheve gjyqësore do kenë gjithë mbështetjen tonë publike në aksionet për goditjen e krimit ordiner, mbetemi të shqetësuar për  mosgoditjen në nivelet e kërkuara të kupolës së krimit të organizuar. Modeli fasadë  përbën një qajse jo eficente në të cilin drejtimi politik po e con situatën e rendit publik.

Partia Demokratike e Shqipërisë, inkurajon qytetarët dhe efektivët e Policisë së Shtetit që të rrisin bashkëpunimin në parandalimin e ngjarjeve të rënda kriminale. Mbetemi të vendosur në përcaktimin e sigurisë së jetës dhe pronës së qytetarëve si detyra themelore e qeverisë.