Keyetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shprehet se prezantimi i platformës pë Reformën Zgjedhore nga PD, i’u jep qytetarëve shqiptarë mundësinë të zgjedhin dhe të përfaqësohen sipas vullnetit të tyre.

Në një postim në Facebook, Basha ka ripërsëritur 6 pikat e platformës ku sipas tij do t’i jap fund këtij sistemi të deformuar që i përjashton qytetarët nga vendimmarrja.

Postimi i plotë:

Sot prezantuam platformën tonë për Reformën Zgjedhore, që i’u jep qytetarëve shqiptarë mundësinë të zgjedhin dhe të përfaqësohen sipas vullnetit të tyre. Për t’i dhënë fund këtij sistemi të deformuar që i përjashton qytetarët nga vendimmarrja:

1️⃣ LISTA TË HAPURA
Votuesit të kenë mundësi të zgjedhin vetë deputetin, jo kryetari

2️⃣ VETTING PËR POLITIKANËT
Pastrim i politikës nga të korruptuarit dhe personat me lidhje kriminale

3️⃣ BARAZIA E VOTËS
Numri i votuesve për mandat deputeti të jetë i njëjtë në të gjithë vendin

4️⃣ VOTA E DIASPORËS
Shqiptarët që jetojnë jashtë vendit, të kenë mundësi të votojnë në zgjedhje nga aty ku jetojnë

5️⃣ PRESIDENT NGA POPULLI
Presidenti të zgjidhet drejtpërdrejt nga populli

6️⃣ FUND IMUNITETIT NGA NDJEKJA PENALE
Asnjë imunitet për parlamentarët dhe qeveritarët që hetohen nga SPAK