Në ndryshimet Statutore që ju propozohen sot është bërë një përcaktim i qartë i Partisë Demokratike si një parti e qëndrës së djathtë dhe e mbështetur mbi vlerat e lirisë individuale, të besimit në Zot, të respektit për të drejtat dhe dinjitetin njerëzor.

Partia Demokratike beson se liritë dhe të drejtat politike, liritë dhe të drejtat ekonomike, liritë dhe të drejtat fetare, liritë dhe të drejtat për të pasur secili kuptimin e tij mbi jetën dhe qëllimin e saj, janë të pandashme.
Partia Demokratike mbron shenjtërinë e familjes; e sheh familjen si vendin, strehën, shtratin më të natyrshëm dhe më ideal ku mund të rriten fëmijët dhe ku ata, dhe vetëm ata, janë në qendër të saj. Familja dhe fëmijët janë qeliza themelore që përbën shoqërinë.
Ndarja e pushteteve, qeverisja e kufizuar dhe e kontrolluar, përgjegjshmëria fiskale, lufta ndaj fenomeneve të korrupsionit, monopoleve si dhe pastrimi i politikës nga lidhjet kriminale përbëjnë detyrimin kryesor të Partisë Demokratike.
Ndryshimet e propozuara vlerësojnë kontributin e jashtëzakonshëm të Diasporës Shqiptare dhe përcaktojnë si një detyrim thelbësor të Partisë Demokratike garantimin e plotë të të drejtave politike, ekonomike dhe shoqërore të saj.
Në këtë Statut bëhet ndarja përfundimtare me ata që ishin pjesë e vetëdijshme e strukturës së pushtetit politik, e strukturës së dhunës, e Sigurimit të Shtetit dhe asaj të propagandës së regjimit kriminal komunist. Dënimi i krimeve të komunizmit dhe i veprës së gjithë atyre që morën pjesë në mbajtjen gjallë të atij regjimi, përmes bashkëpunimit në këto krime, është përcaktuar si detyrim Statutor i Partisë Demokratike.
Ndryshimet qe I propozohen ketij Kuvendi jane nje hap përpara për modernizimin e mënyrës së funksionimit të partisë dhe një qartësim te pozicionit dhe vizionit të saj politik. Për shumë kohë Partia Demokratike kishte humbur identitetin e saj politik e për pasojë strukturat ishin ngurtësuar dhe nuk kishin eficencen elektorale të nevojshme për një parti që synon të jetë alternativë qeverisëse.
Eshtë zgjeruar koncepti i demokracisë së brendshme dhe roli vendimarrës i anëtareve në përzgjedhjen e kandidatëve të pushtetit qëndror dhe atij lokal, duke ngushtuar kompetencën që kishte Kryetari i Partisë në këtë drejtim.
Për herë të parë janë shtuar kompetencat e Këshillit Drejtues të Qarkut i cili do të ketë një rolë të konsiderueshëm në konsultimin me anëtarët e partisë për përcaktimin e kandidatura për Deputet dhe për Kryetar Bashkie.
Këshillit Drejtues i Qarkut për herë të parë do të ketë dhe përgjegjësi për organizimin partiak vendor si dhe për zbatimin nga ana e degëve të urdhërave, udhëzimeve dhe rregulloreve të nxjerra nga organet qëndrore të Partisë Demokratike duke jetësuar frymën e decentralizimit të përcaktuar në këtë Statut.
Është fuqizuar roli i anëtarit duke e vendosur atë në qëndër të organizimit të partisë. Iniciativa personale e çdo anëtari do të jetë themeli i ku do të ngrihet struktura e Partisë Demokratike.
Është decentralizuar vendimarrja dhe organizimi lokal duke i lënë hapsirë vetë organizimit të degëve duke e bërë strukturën më fleksibël dhe më të përshtatëshme për nevojat e secilës prej tyre.
Është zvogëluar roli i organeve monokratike dhe i është dhënë rëndësi e veçantë organeve kolegjiale duke i shtuar kompetencat në organizimin e partisë dhe në vendimarrjet politike. Në Partinë Demokratike pushtetin do ta kenë anëtarët dhe institucionet dhe jo më individët e përveçëm.
Është bërë e qartë ndarja e pushteteve brënda institucioneve të partisë duke garantuar panvarësinë e tyrë ku rolë të rëndësishëm ka marrë Komisioni i Apelimit i cili do të jetë një garanci për respektimin e dispozitave të këtij statutit nga të gjithë anëtarët dhe organet drejtues.
Eshtë harmonizuar dhe thjeshtuar përmbajtja e Statutit aktual, duke rregulluar pasaktësitë apo duke hequr parashikimet që përsëriten në teksin e tij, por pa prekur thelbin e parashikimeve statutore