Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas pranimit të akuzave nga Charles McGonigal, ish-shefi i kundërzbulimit në FBI lidhur me Shqipërinë. Mes tyre, McGonigal u përgjigj me “Po” kur u pyet nëse kishte hetuar një lobist të një partie kundërshtare të Ramës, ndonëse pa emra.

Kryedemokrati shkruan se të vërtetën nuk mund ta ndalë askush dhe e cilëson shpagim për demokratët që u vunë nën sulme nga Edi Rama dhe Sali Berisha.

Postimi i plotë:

Të vërtetën nuk mund ta ndalë askush, sado të vonojë, sado të investohet kundër saj, sado baltë të hidhet për ta mbuluar.

Mbi të gjitha, kjo e vërtetë është shpagim për demokratët që u vunë nën sulme për t’u bërë pis e për t’u dëmtuar jo vetëm nga Edi Rama, por edhe nga Sali Berisha.