Kryetari i PD, Lulzim Basha, ditën e tij në njësinë 4 në Tiranë, e mbylli me një bisedë në familjen e mësuesit të fizkulturës, Ramiz Halili, me të cilin ndau shqetësimet dhe problematikat me të cilat përballen mësuesit e arsimi shqiptar.

“Në mbyllje të kësaj dite, pata kënaqësinë të ndalem në familjen e mesuesit tim të fiskulturës në shkollën “Skender Çaçi” – Ramiz Halili.

Gjithmonë është bukur të takosh, të kujtosh, nderosh dhe respektosh mësuesit, ata që kanë një kontribut të rëndësishëm në formimin e gjithësecilit prej nesh.

Shoqëria jonë u ka një borxh të madh brezave të tërë të mësuesve që sot me pensionet e tyre nuk mbyllin muajin. Ne duhet të bëjmë më shumë për mësuesit sot dhe nesër që të kenë paga me dinjitoze, kushte më të mira për mësimdhënie dhe trajtim dinjitoz. Mësuesit janë garancia për cilësinë dhe formimin e brezave të ardhshëm”, – shkruan Basha në Facebook.