Denoncimi i plotë i deputetes së Partisë Demkkratike, Emilia Koliqi:

Rruga aq shumë e propaganduar si riviera veriore, që do të lidhte dy zonat turistike, Shëngjinin me Velipojën,  RRUGA SHËNGJIN-RANA E HEDHUN- BAKS RRJOLL për të tretin vit radhazi, mbetet një kantier i braktisur.

Rruga duhej të përfundonte për 12 muaj.

Në muajin prill, para zgjedhjeve lokale, u miratua edhe fondi i shpronësimit, mungesa e të cilit, gjoja,  paska qenë arsyeja e ndërprerjes së punimeve.

Zgjedhjet kaluan, afati i zbatimit të vendimit të qeverisë ka përfunduar,  por punimet nuk rifillojnë.

Rruga financohet nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), në kuadrin e  Programit të  Rrugëve Lidhëse Rajonale dhe Lokale me  objektiv: Përmirësimin e aksesit në qendrat e përzgjedhura turistike, me afat zbatimi 2018-2022.

Por zhvillimi i veriut nuk është prioritet për qeverinë e për më tepër kur bëhet fjalë për turizëm.