Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka reaguar ndaj batutave me demokratët që Kryeministri Edi Rama shkëmbeu nga Durrësi. Bardhi repkilon me Ramën duke i kujtuar që në vështirësi është ai dhe qeveria e tij, që rrijnë me sytë nga dera kur po arrestohen prej babëzisë për të vjedhur. Kreu i grupit të PD i kujton Edi Ramës se rehati qeveria e tij  i ka krijuar vetëm Klodian Zoto, Mirel Mërtiri, Arben Ahmetaj, Ilir Beqajt, që me milionat e vjedhura nga shqiptarët shijojnë jetën luksoze në arrati.

Reagimi i plotë i Gazment Bardhi:

Edhe batutat i ka sikur sapo ka dalë nga burgu! Për shkak të keqqeverisjes tënde, në vështirësi nuk janë vetëm demokratët, por edhe çdo socialist dhe qytetar  i ndershëm i këtij vendi.

Rehati Qeveria jote e korruptuar i ka krijuar vetëm Klodian Zoto, Mirel Mërtiri, Arben Ahmetaj, Ilir Beqajt dhe një tufe shokësh të tu, që me milionat e eurove në xhep, që i vodhën qytetarëve shqiptarë, shëtisin të lirë nëpër kryeqytetet e Europës duke shijuar jetën luksoze!

Në fakt në vështirësi më të madhe janë të gjithë ata që rrijnë me sytë nga dera kur po arrestohen prej babëzisë për të vjedhur. Mqs nuk e ke provuar akoma, por je në rradhë, pyeti paraprakisht tufën tjetër të shokëve që i ke në burg, që të kuptosh çfarë është vështirësia.