Me 21 mars jemi mbledhur për të diskutuar këtë nismë dhe unë nuk kam marrë asnjë opinion të institucioneve dhe kjo nuk është normale, pavarësisht kësaj do marrë për bazë diskutimet që z. Majko bëri. U ndjeva e privilegjuar që z. Majko u caktua relator dhe duke dëgjuar diskutimin e tij të fundit për Reformën në Drejtësi, në mënyrë të veçantë për korrupsionin dhe krimin e organizuar që citoi që janë me K të madhe dhe për këtë arsyje duhet patjetër të marrim masa proporcionale për t’i luftuar ato, besova që gjykimi juaj do të ishte ndryshe.

Do ju përgjigjem duke përmendur dy elementë:

Së pari, nuk e di pse Komisioni i Ligjeve i ka dërguar shkresë Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit sepse unë nuk kam përmendur në asnjë rast, mos ju nuk e keni lexuar mirë ligjin dhe po I referoheni ndonjë varianti tjetër dhe kërkova draftin. Në propozimin tim në mënyrë specifike në 4 nenet unë kërkoj që krahas deklaratës që subjekti që ka detyrimin të paraqes një raport të detajuar të të ardhurave, ky raport tek njësitë e pushtetit vendor duhet të përmbajë totalin e vlerës së investuar dhe totalin e të ardhurave të përdorura për realizimin e ndërtimit. Nuk është detyrë e Agjencisë, nuk e kërkoj në asnjë hap të propozimit tim që të përfshihet, Agjencia jep leje për struktura akomoduese për ndërtime të cilat janë të një kapaciteti tjetër, kjo është një çështjë tjetër.

Unë i referohem këtu kompanive të ndërtimit të cilat në 141 raste ku kanë marrë leje ndërtimi, në masën 59% të tyre nuk I kanë burimet financiare për realizimin e projekteve dhe në 60% të vlerës së ndërtimeve mendohet që vijnë nga paratë e pista, duke ju referuar raporteve ndërkombëtare.

Këto kompani që paguajnë 8% maksimumi të vlerës si pjesë e taksës së infrastrukturës, vetëm kjo është vlera formale zyrtare që paguhet sot me sektorin bankar. 92% e vlerës së një ndërtimi që shkon deri në 2500-3000 Euro sot është jashtë sektorit bankar dhe ne këtë duhet ta rregullojmë.

Kjo nuk është asnjë çështje teknike, nuk është asnjë çështje kompetencash të agjencive, por është një çështje politike dhe unë kam propozuar dy ndryshime:

Kompanitë e ndërtimeve duhet patjetër që përpara se të marrin lejen tek autoriteti përgjegjës për lejen, nga pushteti vendor, duhet të mbartin detyrimin për të verifikuar dorëzimin e raportin e ligjshmërisë së burimit të të ardhurave. Për këtë qëllim autoriteti mund të kërkojë dhe ndihmën e organeve të tjera të specializuara, në këtë rast DPPR. Mosdorëzimi I raportit dhe paaftësia e subjektit për të justifikuar të ardhurat do të përbëjë shkak të ligjshëm për refuzimin e lejes së ndërtimit.

Ku është problemi këtu? Do të thoshit juve disa vite mëparë, ku është problemi lidhur me kompetencat e pushtetit vendor kur unë kërkoj që ato të deklarojnë burimin e parave, që mos të futen në ekonomi para të pista?

Momenti i dytë kur unë kërkoj që pushteti vendor të ndërhyjë është kontrrolli kur subjekti kërkon të pajiset më çërtifikatën e përdorimit. Subjekti ka detyrimit që krahas deklaratës së përputhshmërisë të paraqesë dhe raportin e detajuar të të ardhurave. Kjo përfshin vlerën totale të investimit, totalin e të ardhurave të përdorura duke specifikuar dhe zërat konkret të të ardhurave që janë marrë me kredi, me hua, me kontrata kleringu, pra se kush ka qënë burimi i tyre i të ardhurave. Subjekti ka detyrimin që të justifikojë ligjshmërinë e të ardhurave të përdorura për realizimin e ndërtimit.

Unë nuk e besoj që ka individë në administratën publike shqiptare, ka sektorë që refuzon që kjo të ndodhi.

Kjo është një çështje vullneti politik! Ligji që ne kemi propozuar me ndryshimet nuk i prekin kompetencat e asnji institucioni, as nuk e prekin kompetencën e pushtetit vendor.

Znj. Felaj ngriti herën e kaluar çështjët që lidheshin me qëllimin e ligjit. Një ndër qëllimet e këtij ligji, pra ligjit për rregullimin e territorit, është sigurimin i zhvillimit të qëndrueshëm të territorit, por njëkohësisht vlerësimit të potencialit aktual për zhvillimin e territorit duke bashkërenduar garantimin e kushteve të sigurimit të jetës, të rendit publik dhe sigurisë kombëtare.

A ka sot cënim më të madh të sigurisë kombëtare se pastrimi i parave? A ka sot cënim më të madh të sigurisë kombëtare se të thuash se 60% e të ardhurave që vijnë në ndërtim, firmat e ndërtimit nuk I kanë? Kjo nuk I prek kompetencat e pushtetit vendor dhe nuk I prek kompetencat e Agjencisë, as Drejtorisë.

Kjo thjeshtë i jep mundësi Drejtorisë për të ushtruar më mirë veprimtarinë e saj dhe pushtetit vendor të marr informacion dhe të verifikojë. çfarë ka bërë më shumë qeveria shqiptare me VKM-më që ka sjellë për ndërtimet pa leje për katet shtesë pa leje? Refuzon që t’ia regjistrojë atyre, ia konfiskon atyre me një VKM, pa u bërë ligj. Kurse ne po kërkojmë që kjo gjë të formalizohet me një proces ku pushteti vendor kontrrollon burimet e financimit.

Kam votuar ligje në kuadër të Konferencën së i Ndërqeveritare për këtë çështje se Shqipëria duhet të dilte nga lista gri e pastrimit të parave. çfarë kanë sjellur nga praktika, si po zbatohen sot, ligji për personat ekspozuar politikisht, për pronarët përfitues? A kanë sjellur ndryshime sot në praktikë?

Këto çështje duhet të na bashkojnë, jo t’na ndajnë! I qëndroj ndryshimeve të mia, nuk dua të copëzohen as të ndahen, pasi ligji e ka mundësinë t’I akomodojë. Kam vullnetin nëse këtu ,pasi jeni të gjithë juristë, sillni ndryshime për ta përmirësuar nga pikëpamja juridike, jam e gatshme!

INSTAT thotë që numri I kompanive të ndërtimit është shtuar me 17% por të ardhurat në sektorë janë rritur me 3 miliardë, ndërkohë që të ardhurat e kompanive vetë kanë rënë nga 18.6% në 11%, sepse nuk deklarojnë kompanitë, pra ka një sistem informal dhe është një ndër tre sektorët me risk përsa I përket pastrimit të parave.

Z. Majko, mos i kërkoni opozitës gjëra që nuk mund t’i bëjë dhe ta vendosni me shpatulla pas muri për të votuar ligjet e juaja. Po të bëj një sfidë, hajde voto ligjin tim! Votojë sepse këtu nuk zhvillohet Konferenca e Dytë Ndërqeveritare për Shqipërinë vetëm sepse sot Shqipëria është në listën gri të parave. Nëse ke vullnetin hajde votoje, unë bië dakord me të gjitha sygjerimet e juaja ligjore, por I qëndroj kësaj nisme sepse besoj se kjo është mënyrë më e mirë për ta luftuar këtë fenomen.