Kryetari i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar për ndryshimet në Ministrinë e Brendshme. Bardhi shprehet se qeveria e Ramës merr vendime për të forcuar lidhjet me krimin e organizuar.

Reagimi i plotë:

Botërisht dihet që Ministrat e Brendshëm emërohen për të luftuar krimin e organizuar. Vetëm në Qeverinë e Edi Ramës ndodh që emërohen për të forcuar dhe konsoliduar lidhjet mes krimit të organizuar dhe qeverisjes!

Akti i sotëm i Edi Ramës është shumëfish më i rëndë sesa vetë ngjarja që solli shkarkimin e merituar të ish Ministrit Çuçi! Dorëzimi i Ministrisë së Brendshme në duart e krimit të organizuar është kapitullim i shtetit!