Fjala e plotë e Kryetarit të Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi në seancën e sotme plenare

 

Përpara se të fillojmë me vijimin e raportit, juve keni deklaruar që është njoftuar zoti Ahmetaj të jetë prezent. A ka informacion kryetari i Kuvendit mbi arsyet e mungesës së zotit Ahmetaj në këtë seancë dhe ku ndodhet ai gjatë ditës së sotme. E them këtë për efekt procedure, sepse dje ju u bëtë zëdhënës të të drejtave kushtetuese të Arben Ahmetajt dhe duke qenë se kishit primar jo paratë e vjedhura nga Arben Ahmetaj por të drejtën e tij për proces të rregullt lgjorë. Por nëse ai ka objektive të mungesës, ne si rregull do të duhet të shtymë seancën. Prandaj ju do të duhet të verifikoni ku ndodhet zoti Ahmetaj në këtë moment që ne po zhvillojmë seancën dhe cila është arsyeja e mungesës së tij. Keni informacion zonja kryetare?

Meqenëse nuk keni informacion ju, atëherë unë propozoj që kryeministri të vij në seancë dhe të na jap përgjigjen ku ndodhet Arben Ahmetaj. ajo që po shpjegoj të nderuar deputetë, se ju keni një qëndrim gjatë ditës së djeshme dhe një qëndrim sot, është meraku juaj për procesin rregullt ligjor për arben Ahmetajn. A ishit ju dje zëdhënësit e Arben Ahmetajt? a thatë nuk e vvotojmë dot dje kërkesën e Prokurorisë se do të duhet të respektojmë të drejtën e tij për t’u dëgjuar. Nëse ai është i shtruar në spital, ne kemi detyrimin Kushtetues dhe lgjor të shtymë seancën. A keni një standard apo s’keni një standard?

Zoti Ahmetaj është fshehur, ndërkohë që u fsheh edhe Edi Rama dhe normal që do të fshihet, unë sigurisht që do të vazhdoj me raportin zonja kryetare, sepse interesi i opozitës është dhënia një orë e më parë e autorizimit për Prokurorinë për ndjekjen e procedurave të mëtejshme dhe për të identifikuar vrimën ku Edi Rama ka fshehr Arben Ahmetajn, kjo është arsyeja pse Edi Rama do vijojë me raportin, jo për faktin se ju na kërcënuat se do na hiqnit të drejtën e fjalës. Të drejtën e fjalës në këtë parlament, opozitësnuk ia heq dot askush.

Sot kjo është një seancë e jashtëzakonshme e Parlamentit. Është e jashtëzakonshme për shkak se ne jemi mbledhur për t’i hequr imunitetin dhe për të autorizuar arrestimin me burg të një kolegu deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Si opozitarë, do të duhej të isha i lumtur që një koleg i mazhorancës apo ish-ministër dhe zëvendëskryeministër shkon në burg. Në fakt, pasi kam lexuar dosjen e ardhur nga SPAK-u, nuk ndjej asnjë lumturi për shkaqet për të cilat ky zotëria po shkon në burg. Zotëria kërkohet të shkojë në burg sepse ka vjedhur paratë tona.

Historiku i vjedhjes së këtyre parave në vlerën miliona euro, është i tillë: dy biznesmenë, pa asnjë kapacitet financiar, për shkak të njohjes me njeriun më të afërt të Edi Ramës, trurin e tij financiar në momentin kur erdhi në qeveri, krijoi një skemë shumë kohë përpara se zyrtarisht të niste procedura, për të përfituar në mënyrë të parregullt 430 milionë euro. Përgatisin dhe fillojnë e përgatisin menjëherë një zyrë private të biznesmenit, të gjitha letrat, dokumentat, procedurat që i duheshin për të arritur qëllimin e tyre kriminal, për t’i grabitur qytetarëve shqiptarë 430 milionë euro.

Me ndihmën e Edi Ramës dhe mikut të tyre Arben Ahmetaj dhe më tej me përfshirjen e një numri të konsiderueshëm të ministrave të kabinetit të Edi Ramës, këta dy zotërinj, pa pasur asnjë lekë në xhep fillojnë të marrin paratë tona për të ndërtuar inceneratorë për djegjen e mbetjeve, që edhe sot që flasim 6 apo 7 vite pasi kanë marrë paratë tona, janë jashtë funksionit.

Partia Demokratike në fakt e ka denoncuar këtë aferë duke nisur që nga viti 2018-të. Por kryeministri, ministrat, kolegët deputet të mazhorancës, jo vetëm nuk na dëgjuan, por filluan të na sulmonin . Filluan të na tallnin, filluan të tentonin të intimidonin cilindo që përmende aferën e inceneratorëve. Ne këmbëngulëm, nëpërmjetë ngritjes së një komisioni hetimor në këtë parlament dhe sot është dita që ky krahu këtej i seancës, t’i kërkojë ndjesë secilit prej kolegëve tanë në atë komision hetimor që me punën e tyre, edhe pse të intimiduar, edhe pse të shantazhuar, edhe pse të fyer herë pas here, i shkuan deri në fund zbulimit të së vërtetës.

Prandaj unë dua ta nis fjalën time me një falënderi fillimisht për kryetaren e komisionit hetimor, zonjën Jorida Tabaku, për anëtarët e Komisionit Hetimor, zonjën Çupi, zotin Bushati, zotin Gështenja, zotin Këlliçi, zonjën Zhupa, zotin Boçin dhe zotin Spahon! Secilin prej tyre, me punën e bërë në Komisionin Hetimor, siç tregon edhe dosja e prokurorisë, i dhanë informacion të bollshëm Prokurorisë të Posaçme që ne të vijmë sot tek kjo kërkesë, ku ish-zëdhënëskryeministri i vendit, krahu i djathtë i Edi ramës, njeriu më i besuar sot rrezikon jo më pak se 15 vite burg. Jo vetëm për korrupsion, jo vetëm për shpërdorim detyre, por edhe për pastrim parash përmes transaksioneve kriminale me dy bosët në kërkim të inceneratorëve, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri.

Pa asnjë dyshim e kemi thënë edhe gjatë këtyre ditëve, pjesë e këtij hetimi do të duhet të jetë koka e aferës së inceneratorëve. Ai nuk është Arben Ahmetaj, ai është kryeministri i vendit, është Edi Rama. Pa ndihmën e Edi Ramës, as Arben Ahmetaj dhe asnjë prej ministrave të tjerë të kësaj qeverie, nuk mund të miratonte të dashur qytetarë 17 vendime brenda ditës.

Më lejoni t’iu jap informacion se çfarë thotë në dosje: ato projektvendime janë dërguar nga kompjuteri i Klodian Zotos në mëngjesin e mbledhjes së Këshillit të Ministrave. Dhe nga kompjuteri i Klodian Zotos, janë futur menjëherë në mbledhje qeverie dhe 17 vendime janë miratuar brenda ditës. Ajo që e bën edhe më të rëndë, për ju të nderuar kolegë, unë e di që në krahun tuaj absolutisht njerëz me integritet, njerëz që ndajnë të njëjtin shqetësim me ne për luftën kundër korrupsionit, njerëz që kanë pasur detyra shtetërore dhe nuk kanë abuzuar me detyrën.

Ju kolegëve të mazhotancës, Arben Ahmetaj dhe Klodian Zoto, ju ka përdorur në të paktën tre raste. Ky Parlament, siç provon edhe dosja e Prokurorisë, në tre raste tre projektligje të hartuara në zyrën e Klodian Zotos, kanë shkuar në zyrën e Arben Ahmetajt, më pas në zyrën e Edi Ramës dhe më pas ju keni ngritur kartoni për t’i votuar ato ligje.

Prandaj unë e kuptoj që një pjesë prej jush sot me zemër janë me këtë krah të sallës së seancës plenare. Janë me ne. Janë një lloj si ne të shqetësuar nga ajo që ka ndodhur, janë njëlloj si ne të shqetësuar se si në mëngjes inceneratori i Elbasanit për kompaninë fantazëm të Klodian Zotos kushton 16 milionë euro dhe pasdite për të njëjtat punime vlera shkon 21,6 milionë euro. Pra me një të rënë të lapsit, për 3 orë buxhetit të shtetit siç provon Prokuroria e shtetit ju vodhën 5,6 milionë euro vetëm nga njëra procedurë.

Edi Rama ka dëshumuar në Komisionin Hetimor dhe ka thënë se Prokuroria nuk ka konkluduar që ka pasur probleme të procedurës me 3 inceneratorët. Nëse do të kishte pasur shkelje, ka thënë për tre procedurat, padyshim që qeveria ime do të mbante përgjegjësi. Por Lefter Koka tha ai ka shkuar në burg se ka marrë ryshfet, jo se ka shkel ligjin në procedurat e inceneratorëve.

Kjo në fakt të dashur qytetarë, është tërësisht e pavërtetë. Prokuroria e Posaçme ka provuar se të tre procedurat koncensionare për të tre inceneratorët kanë rezultuar me shkelje të theksuara të ligjit, që kanë shkaktuar një dëm të konsiderueshëm për buxhetin e shtetit, ku tashmë për dy të parat thotë Prokuroria, për Elbasanin dhe Fierin kemi edhe vendimmarrje të gjykatave për dërgimin e çështjes në gjyq, qoftë në lidhje me shkeljet ligjore të ndodhura në procedurat e ndjekura, ashtu edhe në lidhje me punime të pakryera, me pagesa fiktive ku konstatohen se që në lindjen e këtyre procedurave deri në përfundimin e tyre, të gjitha institucionet shtetërore janë vënë në dispozicion të paligjshmërisë.

Në fakt Prokuroria ka evidentuar njërin prej nesh, dje e falenderoj zonja Tabaku, sot dua unë ta falënderoj, ish-ministrin e Financave zotin Cani, i cili sipas Prokurorisë, jo sipas nesh, por sipas asaj që shkruan e zeza mbi të bardhë Prokuroria, ka qenë zyrtari i vetëm i shtetit që ka bërë rezistencë. Këto janë fjalët që përdor prokuroria në raportin e saj. Ka bër rezistencë ndaj paligjhmërisë. Askush tjetër, duke nisur nga Edi Rama dhe çdo ministër që ka votuar në mbledhjet e këshillit të ministrave, jo vetëm kanë mbyllur sytë, po kanë nxituar të fimosë, të çertifikojë çdo letër, çdo shkresë që ka shkuar nga kompjuteri i Klodian Zotos.

Kjo dosje na provoi secilit prej nesh se çfarë është kapaja e shtetit. Unë e di që një pjesë prej jush e kanë lexuar dosjen e nuk janë ndjerë mirë. Nuk janë ndjerë mirë për faktin se kanë kuptuar se qeveria e Edi Ramës në fakt nuk ishte qeveria e Edi Ramës, ishte qeveria e Klodian Zotos. Kanë kuptuar se qeveria e Edi Ramës nuk ishte grdiane e buxhetit të shtetit, por ishte lëvruese e fondeve në mënyrë të paligjshme për dy biznesmenë të lidhu me të, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri.

Të dashur qytetarë, gjatë këtyre ditëve , muajve, ndoshta dhe viteve, secili prej nesh ka pyetur: çfarë po bën SPAK-u? Dhe unë sot e ndjej detyrim qytetar të shpreh vlerësimin tim për dy prokurorët që kanë punuar me dosjen e zotit Ahmetaj. Më besoni edhe si profesionist kësaj rradhe, që hetimi i kryer prej tyre është një hetim I thelluar për sa i përket zotit Ahmetaj. Prandaj secili prej nesh, qytetarëve të ndershëm të këtij vendi, ka një detyrim moral për të mbështetur prokurorinë e posaçme që ti shkojë deri në fund aferës së inceneratorëve, deri në fund luftës kundër pandeshkueshnmërisë ndj zyrtarëve të lartë, sepse është e vetmja mundësi për ti dhënë fund tranzicionit që ka marrë peng Shqipërinë prej 32 viteve.

A kam unë kritika për SPAK-un? Pa asnjë dyshim! A do të doja që unë SPAK të bëntë më shumë? Pa asnjë dyshim që po. Mirëpo në këtë moment ku ndodhet prokuroria e posaçme, secili prej nesh në këtë sallë, secili prej nesh që nuk ka një hall personal me prokurorinë e posaçme apo me drejtësinë, do të duhet të jetë mburoja e atyre burrave dhe grave që kanë rritur pritshërinë e qytetarëve, që në këtë vend një ditë ka drejtësi.

Çfarë provoi prokuroria në rastin e zotit Ahmetaj? Sipas dosjes së prokurorisë, pas çdo firme që hidhte zoti Ahmetaj, sigurisht me mbështetjen e Edi Ramës, ai përfitonte një transaksion të paligjshëm. Ai përfitonte një vilë, madje e dini të nderur kolegë kur e kishte marrë vilën në Hamallaj, në çfarë periudhe? Pasi një pjesë prej jush votuan ndryshimet e ligjit për koncensionet. Pra ligjin që kishte sjellë Klodian Zoto ju e votuat dhe Arben Ahmetaj, për shkak të asaj iniciative, përfitoi një vilë nga biznesmeni Klodian Zoto në Hamallaj. Duke përdorur edhe votën tuaj të nderuar kolegë. Duke iu përdorur dhe ju në këtë aferë të rëndë korruptive. Jam i bidur që pjesa dërrmuese e juaja, pa asnjë dyshim nuk kanë patur dijeni për këtë, por çfarë na tregon kjo. Kjo na tregon që kur bëhet fjalë për interesin publik, kur bëhej fjalë për paratë publike, ne nuk duhet të kemi ndasi politike me njëri tjetrin. Ne nuk do duhet të ngremë kartonin jeshil dhe të kuq sipas interesave politike as të kryeministrit, as të lidereva të opozitës. Do të duhet të ngremë kartonin ashtu siç na dikton interesi publik.

Dje secili prej nesh nga ky krahu i opozitës këmbënguli në mënyrë serioze që kërkesa e prokurorisë të votohej pa asnjë vonesë. Një pjesë prej jush na dhanë garancinë se zoti Ahmetaj nuk është arratisur. Mirpo besoj dje u njohët me qëndrimin e tij që konfirmoi që është arratisur deri sa, siç tha ai, e vërteta të marrë rrugë. Në fakt mesazhi ishte: deri sa ai të arrijë një marrëveshje dhe të përfundojë negociatat me kreun e kësaj afere, me Edi Rmën. Sepse ju e dini që, prandaj është fshehur zotria sot, nëse Arben Ahmetaj bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë, dhe unë i sygjeroj sinqerisht që ai të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë, secili prej tyre ministrasve që është sot në burg, do të duhet ti lirojnë vendin kreut të qeverisë.

Sepse ideatori i aferës së inceneratorëve, nuk është as miqësia Zoto-Mërtiri-Ahmetaj, as Damian Gjiknuri, as Lefter Koka, është pa asnjë dyshim një njeri i vetëm që quhet: Edi Rama.

Është Edi Rama që ka fuqinë të vërë në lëvzjë bashkinë e Elbasanit, Fierit. Është Edi Rama që ka fuqinë të vërë në lëvizje bashkinë e Tiranës. Është Edi Rama që ka fuqinë të miratojë 17 vendime pa i shqyrtuar në mbledhjen e Këshillit të Ministrave. Është Edi Rama që ka fuqinë të detyrojë deputetët e tij të votojnë ligjet që harton Klodian Zoto. Është Edi Rama që ka fuqinë të ndryshojë buxhetin e shtetit për të rritur fondet për kompanitë e inceneratorëve. Është Edi Rama që ka fuqinë për ti lëvruar menjëherë fondet kompanive të inceneratorëve. Është Edi Rama që ka fuqinë që sot që ne flasim, dy mafiozë që janë në arrati, vazhdojnë të marrin paratë tona.

Sot që ne flasim, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, përlajnë çdo ditë mijëra euro çdo ditë nga taksat e qytetarëve shqiptarë, për inceneratorë që nuk punojnë ose për inceneratorë që nuk janë ndërtuar ende. Dhe i vetmi që ka fuqi për ta realizuar këtë është Edi Rama. Pa vullnetin e tij ato pagesa jo vetëm që nuk do të ishin kryer, por i gjithë shteti do të ishte në këmbë për të konfiskuar të tre inceneratorët që janë rrjedhojë e veprimeve korruptive, për të bërë çdo procedurë nëpërmjet Avokaturës së Shtetit, për të marrë mbrapsht taksat tona dhe për ti kthyer paratë e shqiptarëve në buxhetin e shtetit, është absolutisht Edi Rama, që nëse do të dëshironte dhe do të kishte vullnet, nëse nuk do të ishte përfshirë në këtë aferë korruptive, në këtë aferë kriminale, do të kishte urdhëruar gjetjen kudo të jenë të dy mafiozëve të inceneratorit, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri.

Po Edi Rama e di që si Klodian Zoto, si Mirel Mërtiri, ashtu edhe Arben Ahmetaj, në fakt janë çelësi që hap dhe mbyll derën e burgut për Edi Ramën. Prandaj ka lejuar me ndërgjegje të plotë arratisjen e dy të parëve në momentin që u shpallën në kërkim ndërkombëtar nga prokuroria dhe të tretit sapo u firmos kërkesa nga SPAK.

Askush tjetër përveç Edi Ramës nuk ka aftësinë për të patur informacionin që prokuroria e posaçme ka firmosur kërkesën për arrestimin e një deputeti. Asnjë në këtë sallë nuk e ka këtë aftësi, përvec Edi Ramës. Dhe lajmëtari i Arben Ahmetajt , personi që siguroi daljen e tij jashtë territorittë Republikës së Shqipërisë, është Edi Rama.

Prandaj të nderuar kolegë, secili prej nesh, duke filluar nga tani, do të duhet ti kërkojmë Edi Ramës të dorëzojë para drejtësisë Arben Ahmetajn.

Arben Ahmetaj nuk mund të arratiset me paratë e shqiptarëve në xhep. Do të duhet të vijë e të japë llogari para drejtëssië, të kthejë paratë e shqiptarëve në buxhetin e shtetit dhe të vuajë dënimin për shërbimet që ka i bërë Edi Ramës.

Secili prej nesh të nderuar kolegë, nga sot, se autorizimin kemi rënë dakord të gjithë që do të duhet ta japim dhe do ta japim një orë e më parë, do të duhet të ketë vetëm një qëllim: Edi Rama të dorëzojë Arben Ahmetajn përpara drejtësisë.