Për dhunën e ushtruar ditën e sotme nga pjestarët e fisit Rraja në Fushë Krujë ndaj dy persona, ka reaguar edhe deputetja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri. Në postimin në facebook, Pampuri shkruan se këto skena ofrohen nga njerëz të lidhur me pushtetin.

Postimi i plotë i deputetes, Oriola Pampuri:

Shqiperia e vitit 2023, Shqiperia qe pretendon te jete pjese e BE.

Jo se ne vende te tjera te botes nuk ka huligane por ligji eshte i pameshirshem ndaj tyre, nga ana tjeter i gjithe skandali i kesaj ngjarje, qendron pikerisht ne faktin qe keto skena ofrohen nga njerez te lidhur me pushtetin, dhe ndoshta kjo eshte nje nga arsyet perse shume intelektuale, te rinj, te cilet nuk i perkasin kesaj lloj mendesie e ‘qytetrimi” largohen e duan te largohen nga Shqiperia.

Ky lloj soji po mbijeton sot, diku me shkopa, diku me matrapazlleqe, diku me pislleqe, diku me krime, mundohen te mbrohen e kamuflohen me petkun e te pushtetshmit. Bejne pazare, qoka, grupime, perdorin fleterrufe duke infiltruar analfabete, si nje menyre per te mbijetuar.

Ndaj ne kete vend nuk ka shprese, se ne kete vend nuk ka drejtesi, e ku nuk ka drejtesi, te miret largohen e te paprecedentet lartesohen.