Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar sot në lidhje me aksionin e SPAK dhe policisë në disa qytete të ndryshme të Shqipërisë, përfshirë Tiranën dhe Shkodrën.

Bardhi ka përshëndetur aksionin e SPAK, tek shprehet se është bërë i mundur arrestimi në Shkodër i biznesmenit Pëllumb Gjoka.

Këtë të fundit Bardhi e ka cilësuar si “një prej lidhjeve të konsoliduara me krimin e organizuar të Edi Ramës”.

“Përshëndes aksionin e SPAK për arrestimin e një prej lidhjeve të konsoliduara me krimin e organizuar të Edi Ramës në Shkodër Pëllumb Gjokës. GPPD nxit SPAK të verifikojë të gjitha favoret qeveritare që Edi Rama, në bashkëpunim me Tom Doshin i ka siguruar këtij anëtari të krimit të organizuar, duke nisur nga licensat e deri tek statusi i investitorit strategjik. Askush mbi ligjin është më afër se kurrë” – shkruan Bardhi.