• Grupimi antikushtetues dhe i paligjshëm në pushtet nuk e burgos dhe nuk e ndalon dot popullin!

DEKLARATE E SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË PD, GAZMENT BARDHI.

Në Shqipëri ka vetëm një grupim antikushtetues dhe me pushtet të paligjshëm politik. Ky grupim është banda e Edi Ramës, i cili e ka blerë pushtetin me paratë e pista të krimit të organizuar.

Dalja nga vrimat e miut ku ishin fshehur dje e dordolecëve të vjetëruar, injorantë dhe komunistë si Sandër Lleshaj apo kukullave të fituara në bixhoz si Etilda Gjonaj, tregon frikën që i ka hyrë në palcë kryehajdutit nga bashkimi më i madh popullor kundër tiranisë së krimit dhe korrupsionit.

Shqiptarët e kanë ndarë mendjen! Nuk ka më kthim prapa!

Shqipëria e shumicës morale dhe politike nuk pranon më dhunën e korrupsionit, nuk pranon më të vidhet nga banda e Edi Ramës.

Shqipëria e shumicës kërkon t’i jepet fund një Qeverie antikushtetuese, e cila ka marrë peng integrimin europian të vendit prej 6 vjetësh, ka dëbuar 500 mijë shqiptarë nga atdheu, ka destabilizuar jetën e shumicës së familjeve shqiptare, duke u rritur taksat, duke i vjedhur, duke i lënë pa pune, duke i trajtuar si qytetarë të dorës së dytë.

Edi Rama është një kufomë politike. Ai nuk ka as forcë, as moral të akuzojë apo të burgosë popullin e bashkuar kundër qeverisë së tij kriminale dhe ilegjitime!

Beteja jonë është për Shqipërinë si gjithë Europa! Askush nuk mund të na ndalë më!