Erion Veliaj nuk bën transparencë sepse është i korruptuar.

Ai tha mbrëmë se ka 108 milionë lekë të vjetra për fushatën e tij.

E vërteta është se deri më datë 7 qershor, ai ka shpenzuar 437 mijë euro vetëm me spote televizive. Ja ku është dokumenti i monitorimit nga MCMonitoring.

Nëse shtojmë dhe shumën e brandimit dhe mbajtjes së 250 zyrave elektorale në Tiranë, dhe shpenzimet ditore të aktiviteteve të tij të luksit, e flamujt e

pafund, fushata e Erion  Veliajt e ka kaluar me kohë shifrën e 1 milionë eurove.

Erion Veliaj nuk bëri transparencë mbrëmë për rastin e Luiza Gjonajt, të cilën e shkarkoi nga puna sepse ajo denoncoi aferat e paligjshme të kompanisë së vëllait të tij, EAG. Veliaj tha se e ka hequr Gjonajn sepse ajo nuk është paraqitur në punë. Ja çfarë thotë vendimi i Gjykatës Administrative, ku zonja gjonaj ka fituar gjyqin.

Pavlefshmëri absolute të procedimit disiplinor.

Kthimin e zonjës Gjonaj në detyrë.

Dhënien e pagës për zonjën Gjonaj deri në momentin e kthimit në punë.

Pra gjykata hedh poshtë deklaratat e Veliajt.

Erion Veliaj nuk bëri transparencë për fondet që ka marrë vëllai i tij.

Ja ku është shkresa e degës së thesarit. 540 milionë lekë ka marrë EAG, që është kompania e vëllait të kandidatit, është e njëjta kompani me Goglen e tij, në të njëjën adresë në të njëjtën zyrë. Pse nuk bën transparencë, sepse ky është abuzim i pastër.

Erion Veliaj nuk bën transparencë për lidhjen e tij, përmes bashkëshortes, me paratë e Dzanashvilit. Ai fshihet pas një argumenti mjeran, që paska qënë turni i gruas së tij, e punësuar në një zyrë avokatie.

Por e vërteta është se lidhjet e zotit Veliaj me këtë zyrë avokatie janë të vjetra e të forta. Ja ku është dokumenti i QKR që tregon se vëllai i Erion Veliajt, ka hapur kompaninë Gogel pikërisht me ortakun Floran Pustina, i cili ka zyrën avokatore, ku punon Ajola Xoxa, përfaqësuese me prokurorë, me të drejta të plota e Dzanashvillit.

Këto janë faktet. Erion Veliaj nuk bën transparencë, sepse është i korruptuar dhe fsheh burimin e milionave që po shpenzon në këtë fushatë zgjedhore.


Deklaratë për media e deputetit të Partisë Demokratike, Keltis Kruja, 10 Qershor 2015