Basha: Lajm i jashtëzakonshëm. Tani është koha për ta bërë një gëzuar. Jemi një hap përpara. Urime Kosovë. Urime qytetarëve të Kosovës dhe lavdi përjetë atyre që u flijuan për një Kosovë të pavarur.

Kanali 10: Kemi pasur sulme nga deputetët e Serbisë… Mendoni se edhe në rrafshin e retorikës ngadhënjyem?

Basha: Gjithsesi ngadhënjyem dhe pastaj në kontrast me fjalimet e tyre që ishin tmerrësisht të dobta, tërësisht pa arsye dhe joracionale, teatrale dhe vetë shkatërruese. Sepse ti po thua që po mbroj serbët e në fakt nuk po pranon një mekanizëm që mbron gjithë qytetarët e Kosovës përfshirë dhe serbët, ndërkohë që serbët do ti  rekrutosh e do ti përdoresh si mish për top siç i përdore në Banjskë. Pra ranë në kontradiktë me vetveten, u zbërthyen do të thoja në mënyrë të turpshme para një komuniteti që janë përfaqësues të 46 vendeve.

Kanali 10: Po feston si shqiptar i Shqipërisë apo si i Kosovës meqë i ke të dyja?

Basha: Po të dyja i kam. Po një jemi.