Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka zgjedhur një postim interesant për të ironizuar Ramën në lidhje turin e tij për të takuar diasporën, por edhe për përpjekjen e tij dhe të Rithemelimit për të mos lejuar Listat e Hapura.

Nëpërmjet një postimi në facebook, kreu demokrat ka zgjedhur të ironizojë me të ashtuquajturën “shqiponjë të krenarisë kombëtare”, por që në gishtat e mëdhenj të duarve  të vendosë Edi Ramën dhe Erjon Veliajn, ndërsa në gishtat e secilës dorë të vendosë “viktimat” e shkaktuar nga SPAK-u si pasojë e korrupsionit qeveritar të Partisë Socialiste.

“KRENARË – Pa votën e diasporës. Pa lista të hapura” – ironizon Basha.