POSTIMI I KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA:

 

Kryetari i PD, priti sot në selinë e PD, dy zyrtarë të Rithemelimit në Klos të cilët janë rikthyer në PD. Bëhet  Fitnete Krosi dhe Qazim Rexhepin kontribues të hershëm të PD dhe sëfundmi drejtues të strukturave të Rithemelimit në Klos.

 

Postimi i kryetarit të PD,  Lulzim Basha :

 

Kënaqësi të takoja Fitnete Krosin dhe Qazim Rexhepin. Ata kanë vendosur të ribashkohen me ne dhe të ndihmojnë në ringritjen e PD.

 

Dora jonë mbetet e shtrirë për çdo demokrat e shqiptar që kërkon zhvillimin e vendit, luftë kundër korrupsionit dhe partneritet me SHBA, Britaninë e Madhe dhe BE.

 

Partia Demokratike e Shqipërisë është shtëpia e çdo demokrati, është forca që ndryshoi fatin e vendit 34 vjet më parë dhe të gjithë së bashku duhet ta shndërrojmë në alternativë të shqiptarëve.

 

Udhëheqësit shkojnë e vijnë, por PD do të rritet e forcohet si projekti më i bukur që mishëron shpresën e shqiptarëve për ndryshim.