PRONONCIMI PËR MEDIAT I KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË, LULZIM BASHA, NË OBORRIN E KUVENDIT

 

E di që për njerëzit që vuajnë katastrofën ekonomike të shkaktuar nga korrupsioni dhe keqqeverisja 11 vjeçare e Edi Ramës, shpeshherë bëhet e pakuptueshme të flasësh për reformën zgjedhore. Por në fakt aty nis dhe ai është shkaku it ë gjithë të këqijave, sepse është deformimi i vullnetit të qytetarëve që sjell parlamente të deformuara, me deputetë kokëulur, në vend që të mbrojnë qytetarët, presin kockën e radhës, presin benefitet e radhës. Në vend që të kalojnë ligje për qytetarët, kalojnë ligje në dobi të pushtetarëve dhe të oligarkëve, ndaj dhe e keqja duhet të niset të shpërbëhet dhe të kurohet aty ku e ka zanafillën. Kjo është arsyeja se pse për 2 vite Partia Demokratike ka insistuar në një reformë zgjedhore për qytetarët, jo një reform për interesa të ngushta partiake. Kjo është arsyeja se pse kemi propozuar prej fillimit një paketë integrale. Çfarë do të thotë integrale, do të thotë që të funksionojnë bashkë me njëra-tjetrën. Listat e hapura që tashmë janë një domosdoshmëri sidomos pas vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Por më shumë se kaq është një domosdoshmëri për të prishur paktin e 2008-ës që ia hoqi të drejtën qytetarëve të dërgojnë atë që duan, atë që kanë besim në Parlament dhe jo atë që u cakton kryetari i partisë.

 

Numërimi elektronik dhe votimi elektronik që i paraprin atij është provuar në 4 palë zgjedhje që shmang një sërë problemesh të cilat janë pjesë e lojës kryesisht të pushtetit për të manipuluar votimin, nxjerrjen e pavlefshme të votave apo numërimin. Shqipëria një zonë zgjedhore do të thotë që votat nga Vlora në Kukës të jenë njësoj të barabarta dhe jo diku të nxjerrim më shumë deputetë dhe diku më pak deputetë. Dhe padiskutim vota e diasporës. Fakti është që i gjithë ky pazar këtë ka synuar. Nga njëra anë pot ë bësh një pyetje të thjeshtë: çfarë fitoi shqiptari i thjesht? Çfarë fitoi publiku shqiptar pas pothuajse 6 muajsh të ashtuquajtur revolucion në sallën e parlamentit? Shohim që jo vetëm që s’ka fituar por ka asgjësuar palcërisht interesin e publikut shqiptarë. Ky Parlament siç është katandisur prej kohësh, prap se prapë kishte 2, 3 mundësi për të detyruar transparencën dhe njëra prej tyre ishin komisionet hetimore. Por duke përfituar nga aksioni pa kokë i revolucionarëve, Edi Rama ndryshoi ligjin për komisionet hetimore. Ndaj, dhe 2 nga ato 8 komisione që kërkuan, se vetëm 2 u ka dhënë do të jenë në kushtet e një ligji që ofron shumë më pak transparencë dhe shumë më pak llogaridhënie për më shumë një nga dy komisionet do tëtrajtojnë një subject që tashmë SPAK-u e ka hetuar dhe po bëhet gati t’i çojë  në gjyq për t’i dënuar.

 

Pra në këtë aspekt, përfitimi i publikut është pothuajse zero. Por dëmi më i madh i publikut shqiptar është tek ato që kanë mbetur pa thënë. Dhe për të kulmuar tek reforma zgjedhore, por nuk është vetëm reforma zgjedhore është buxheti i shtetit, është ligji për investimet strategjike, është heqja në bllokë e 30 milionë eurove nga Fondi i Kompensimit të Pronarëve, për t’ia kaluar AlbControlit për të mbushur një grop të shkaktuar nga arbitrariteti penal i Edi Ramës në çështjen Beketi, dhe është natyrisht reforma zgjedhore. Tania ty u thanë shumë fjalë dhe siç e patë kishte një marrëveshje mes palëve që Partisë Demokratike të mos i jepej koha e duhur për t’iu përgjigjur pretendeimeve të gënjeshtërta që u lëshuan. U lëshuan lloj lloj pretendimesh. Që nga listat e hapura që kush ka qëndruar për listat e hapura ju e dini fare mirë që në 2020-ën ne bëmë një betejë për listat e hapura, por ajo u përdor nga Edi Rama për t’i mbajtur listat e mbyllura dhe për të hequr koalicionet. Ndërkohë që listat e hapura dhe Shqipëria një zonë efektivisht rikthejnë koalicionet. Por mbi të gjitha pati një pretendim sikur ky ishte fundi i një merkatoje, në fakt sot fillon merkatoja.

 

Sot ishte fundi i një përpjekjeje transparente para shqiptarëve, për t’i dhënë shqiptarëve atë meritojnë ata dhe jo atë që duan protagonistët e këtij pazari. Viktimë e këtij pazari janë shqiptarët të cilët përballen me këtë skenar. Dhe po j’ua them skenarin. Nga njëra anë, pra duan të shkatërrojnë një komision bipartizan dhe të njëjtën gjë kanë bërë dhe në 2008-ën. Në 2008-ën u shkatërrua komisioni bipartizan dhe u bë një negociatë e nëndheshme që i çoi në ndryshimet kushtetuese të 2008-ës. Dhe tani duken shenjat nga të njëjtët protagonistë. Dua t’u tërheq vëmendjen ndaj diçkaje që Partia Demokratike dhe unë personalisht e kemi denoncuar disa herë javën e kaluar dhe që meriton vëmendje. Një nga propozimet e Damian Gjiknurit, një protagonist i 2008-ës, janë ndryshimet në ligjin e dekriminalizimit. Ligji i dekriminalizimit është një nga arritjet e pakta të parlamentit shqiptarë, sigurisht krenar që është propozimi i imi dhe i Partisë Demokratike që pamundëson që personat me rekorde të tmershme kriminale përfaqësojnë qytetarët e Shqipërisë. Dhe kur bëhet fjalë për rekorde të tmerrshme kriminale, nuk bëhet fjalë për gjobitje për shkelje dritash trafiku. Bëhet fjalë për korrupsion dhe për krim të organizuar. Ndaj, merkato sapo ka filluar.

 

Do të bëhet largë syve të shqiptarëve, do të bëhet në një format që i shërben interesave private të një grushti njerëzish. Pra i jeoet fund një mekanizmi transparent, një mekanizëm në të cilin kishin vendin e garantuar të gjithë ata që nuk erdhën dhe që e drejtojnë gishtin ndaj atyre që ishin aty për të bërë detyrën si bashkëkryetari Alibeaj. Që nuk iu thotë goja një fjalë për produktin më të mirë që partitë politike në 34 vite pluralizëm kanë sjell ndonjëherë në një komision bipartizan të reformës zgjedhore, siç është paketa e parë dhe paketa e dytë e Partisë Demokratike. Por interesi i tyre nuk ishte për fajësimin i këtyre shqetësimeve dhe zgjidhjeve për shqiptarët. Ta themi fare qartë, ata duan t’i mbajnë listat e mbyllura. Frika e tyre, siç e tham fare qartë dhe në këtë seancë, është përballja me gjykimin popullor në një mënyrë të pakufizuar. Ndaj duan ta kufizojnë, duan të fshihen pas siglave, pas emblemave, pas firmave të kryetarëve të partive, ku në fakt qytetarët me kushtetutë meritojnë tëzgjedhin drejtpërdrejtë përfaqësuesit e tyre. Pra, tensioni në këtë sallë nuk është midis dy pikpamjeve të ndryshme se si do t’i shërbejmë qytetarëve.

 

Por midis dy palëve në pazar për interesat e tyre, kundër interesave të shqiptarëve dhe palës tjetër e cila i dnoncon këto interesa, nuk ka të bëjë asgjë me këto interesa, ka sakrifikuar qartësisht nga interesat e veta le të themi të ngushta partiake dhe politike për t’i shërbyer interesave të shqiptarëve. Për ta përmbyllur, sigurisht që beteja nuk mbaron këtu. Demokracia është një betejë në zhvillim edhe për demokracitë më të zhvilluara. Ajo që nis sot këtu, pra merkatoja që nis sot këtu, se çfarë do marrim e çfarë do japim për njëri-tjetrin, bëhet në kurriz të shqiptarëve. Ne do t’ju drejtohemi shqiptarëve me të gjitha format dhe mënyrat, në aleancë me të gjithë faktorët politikë dhe shoqëror të cilët ndajnë të njëjtën agjendë si ne. Një gjë është e qartë dhe besoj nuk i ka shpëtuar as vëmendjes tuaj qoftë nga matjet shkencore, qoftë nga përvoja e gjithësecilit prej jush si qytetarë, si prindër, si bij e sib ja nënash, shumica dërmuese e shqiptarëve është neveritur nga kjo status quo dhe nga kjo gjendje. Shumica dërmuese e shqiptarëve kërkojnë ndryshim dhe ne si Parti Demokratike, as nuk suegjestionohemi, as nuk impresionohemi, as nuk na bën përshtypje diçka që e kemi parë prej kohësh, që nisi si pazar dhe bitisi si pazar. Ne do të qëndrojmë fortë për interesin publik me besim të madh. Se të luftosh për besimin publik me të vërtetë të vjen me kosto të lartë, në veçanti kur kundër ke institucionet e deformuara shtetëore, nga vullneti i deformuar i qytetarëve.

 

Shpeshherë media në një influencë të tmershme politike dhe ekonomike dhe të tjera aspekte. Por me vete kemi sh[resat e shumicës dërmuese të shqiptarëve për ndryshim. Në këtë aspekt, atë që kemi nisur dje me një hark opozitar, do ta zgjerojmë edhe më tej me factor të tjerë shoqëror, në një dialog të hapur me shoqërinë, me qytetarët, ku sigurisht sfida do të jetë t’i bëjmë të kuptojnë që gjithçka që vuajnë në kurrizin e tyre, që nga pensionet më të ulëta në ballkan, tek taksat më të larta për profesionistët e lirë, tek gjendja e sipërmarrjes shqiptare dhe mungesa e subvencioneve për fermerët, tek kolapsi total i shëndetësisë. Larg qoftë kush prej jush e ka provuar apo i është dashur ta provojë kohët e fundit, e ka kuptuar se çfarë ka qenë keq është bërë dhe më keq, tek falimentimi i sistemit tonë arsimor, janë produkt i falimentimit të demokracisë tonë.

 

Ne kemi një gjasme parlament, një gjasme qeveri që duan të mbajnë në këmbë një gjasme proces zgjedhor, që janë të frikësuar madje nga një aspekt që iu ka dalë jashtë kontrollit që është pjesë e sistemit të drejtësisë. Sepse edhe aty duan të kenë një gjasme drejtësi nën kontrollin e tyre. Detyra jonë t’i japim shqiptarëve një sistem të vërtetë zgjedhor, që është pastaj nëna e një parlamenti real, e një qeverisje reale me llogaridhënie para qytetarëve. Ajo që i tremben këta këtu në këtë sallë, ëstë pikërisht llogaridhënia. Aty ka deputetë që kanë 3 vite që nuk kanë qenë të thonë as faleminderit për votën që kanë marrë. Pse? Sepse janë deputetë të listave të mbyllura. Pavarësisht se atyre nuk u vjen mirë ta dëgjojnë dhe pretendojnë sikur se dëgjojnë, unë marr pjesën time të përgjegjësisë edhe për votën time si deputet në 2008-ën dhe kërkoj ndjesë publikisht për këtë, edhe për rolin tim në hartimin e listave të 2021-it. Pork jo s’do të thotë të mos reflektosh e most ë përpiqesh të ndryshosh për të mirë. Dhe kjo ka qenë ftesa im ndaj të gjithëve, pa asnjë paragjykim.