Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka marrë pjesë ditën e sotme në Kuvendin Zgjedhor të degës së PD Poliçan. Me anë të një postimi në facebook, Basha shprehet se angazhimi i PD për të folur me njerëzit në të gjithë Shqipërinë, për t’i dëgjuar hallet dhe problemet e tyre dhe për t’u paraqitur alternativën tonë të zgjidhjes, është i pakthyeshëm.

Postimi i plotë:

Në Kuvendin Zgjedhor të PD Poliçan me demokratë dhe qëndrestarë! Angazhimi ynë për të folur me njerëzit në të gjithë Shqipërinë, për t’i dëgjuar hallet dhe problemet e tyre dhe për t’u paraqitur alternativën tonë të zgjidhjes, është i pakthyeshëm. Me njerëzit ✌️