DEKLARATA E ANËTARES SË KRYESISË SË PD DHE DREJTUESJA E DEPARTAMENTIT ANTI-KORRUPSION, MARINELA ZIU

 

 

Rrugët e florinjta prej vitesh janë kthyer një një prej vatrave më të mëdha të korrupsionit të kësaj qeverie.

Rasti më i freskët i abuzimit me fondet publike është rruga Korçë-Ersekë, ku veç vjedhjes, ky skandal rrezikon edhe jetën e qytetarëve.

 

Shembja e rrugës Korçë – Ersekë në fakt ishte paralajmëruar prej kohësh nga PD por edhe nga vetë banorët e këtyre zonave, por asnjë organ shtetëror nuk mori mundimin të vepronte për të parandaluar jo vetëm rrënimin e saj, por madje edhe ndonjë fatkeqsi njërëzore, duke qënë një nga rrugët më qarkullim të lartë në zonën jug – lindore, në të cilën papërgjeqshmërisht lejohet levizja e automjeteve pavarësisht se ende nuk është përfunduar dhe dorëzuar nga shoqëria zhvilluese.

 

Përfundimi i kësaj rruge është premtuar nga vitit 2013, premtim që është ricikluar prej 10 vitesh, e megjithëse gllabëron miliona euro, jo vetëm që nuk përfundon por së fundmi edhe kjo rrugë “doli nga rruga” për shkak të cilësisë shumë të dobët të punimeve nga babëzia për të vjedhur, duke rrezikuar seriozisht shëndetin dhe jetën e qytetarëve.

 

Tenderimi i kësaj rruge është denoncuar prej vitit 2020 nga Partia Demokratike, për shkak të klientelizmit, vlerës së tejfryrë, përfitimit të saj në kufij 100% të fondit limit por edhe zvarritjes së përfundimit të saj.

 

Dy tenderat e lotit të dytë të ndarë në dy pjesë janë fituar nga shoqëria A.N.K shpk, në pronësi të shtetasit Agim Kola, vëllai i ish-deputetit socialist Ndue Kola, një nga klientet e qeverisë që ka përfituar miliona euro kontrata publike, ndër të cilat edhe koncesioni 310 milionë euro i rrugës Milot – Balldre. Një tjetër projekt i lënë rrugëve për shkak të përfitimit në mënyrë klienteliste, e mbi të gjitha pa pasur fondet e duhura për ndërtim nga kompania përfituese, në të njejtën skemë si tek inceneratorët, si dhe në mungesë të financimit të saj nga bankat.

 

Për lotin e dyte me një gjatësi 17 kilometër të rrugës Korçë – Ersekë janë paguar 50 milionë euro nga taksat e shqiptarëve, ku kompania fituese ka përfituar edhe 4 milion euro shtesë për punime të paparashikuara. Madje abuzimi shkon edhe më tej në një nga pjesët e lotit të dytë të kësaj rruge, ku pavarësisht se ka pasur një projekt për 1 milionë euro për kilometër, zbatimi i tij është zvarritur për ta ndryshuar dhe tenderuar për 5 milionë euro për kilometër, në një rrugë më një gjatësi vetëm 4 kiliometër.

 

Partia Demokratike i bën thirrje SPAK që të nisë menjëherë hetimet për supervjedhjen me rrugën Korçë – Ersekë, për të cilën jo vetëm janë shpenzuar miliona euro për punime me cilësinë më të dobët, por tashmë po rrezikohet seriozisht edhe jeta dhe shëndeti i qindra qytetarëve të zonës jug-lindore.

Sa më shumë vonohet hetimi i kësaj afere aq më shumë vidhet e aq më shumë rrezikohet jeta e qytetarëve